Aida dhe Arjoni : Prezanto Arjonin që je

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-dhe-arjoni-big-brother-albania-2

“Prezanto Arjonin që je!” – i ka thënë Aida Arjonit, ndërsa bisedonin në banjën e shtëpisë. Ajo ka shtuar se ai nuk ishte një njeri që donte t’i sulmonte të tjerët e as një njeri që kishte frikë ta bënte. Por, sipas saj, imazhi që ai po krijonte, ishte i kundërti. Ajo i ka thënë gjithashtu se ai nuk kishte pse bashkohej në sulmet e të tjerëve, kundrejt dikujt. “Të gjithë kundra njërit!” – ka thënë Aida, disi edhe me ironi. Sipas asaj, kjo taktikë ishte e atyre personave, që nuk dinin të bisedonin normalisht, apo aq ishte kapaciteti i tyre dhe për mendimin e Aidës, Arjoni nuk përfshihej në këtë kategori. Sipas Aidës, intrigat që po ndodhin në shtëpinë e Big Brother u ngjajnë intrigave të një telenovele.