Anjeza : Bjordi duhet të mbajë qëndrim

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adianjeza-per-bjordin-big-brother-albania-209/04/09 11:35

Adi dhe Anjeza qëndrojnë në kopësht vetëm dhe bisedojnë për qëndrimin e Bjordit kundrejt Adelës. Adi shprehet se Adela po e tepron me sjelljen e saj dhe se Bjordi po lodhet shumë me të dhe se pak nga pak, ajo po i del nga qejfi. Edhe Anjeza është i këtij mendimi se Adela nuk po sillet mirë. “Është i fortë ai që e duron atë”- thotë Anjeza. Ajo mendon se si njeri, dhe tjetri duhet t’i japin drejtim kësaj marrëdhënieje. Ajo shprehet se në fillim i kishte pëlqyer sjellja e Bjordit dhe mendimet që kishte për Adelën, por dy muaj janë shumë për të mos arritur në asnjë konkluzion. Sipas saj, dy muaj janë të mjaftueshëm për t’u menduar e reflektuar. Anjeza tregon se është e dukshme nga ana e të dyve dëshira për të patur një marrëdhënie, por që deri tani nuk është realizuar. Adi tregon se Adela ndjehet keq kur Bjordi nuk i flet, por ndërkohë nuk pranon asgjë. Anjeza mendon se të paktën për pak kohë, Bjordi duhet të mbajë qëndrim ndaj saj duke u qartësuar kështu të dy.