Anjeza dhe Qetsori : Ti rrije si pulë

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

anjeza qetsori big brother albania 209/04/09 02:15

Anjeza ka biseduar edhe me Qetsorin, në lidhje me nominimin e saj, qetësinë që ndjente edhe pse e shtuna po e afronte dhe po ashtu edhe për mënyrat e ndryshme të të sjellurit dhe përjetimeve të banorëve të ndryshëm, gjatë javëve kur kanë qenë të nominuar. “Ti kur ishe në nominim, rrije si pulë, tani të çan veshët!” – i ka thënë Anjeza Qetsorit që i ka kundërshtuar fjalët e saj. Ajo ka shtuar se javën e ardhshme ai do të nominohej sërish, por ndryshimi do të ishte se kësaj here, do të dilte. Ajo i ka treguar gjithashtu edhe pë ndjesinë që kishte se do të dilte ajo, këtë të shtunë. Sipas Qetsorit, njeriu duhet t’i luftojë këtë gjëra brenda tij, por sipas Anjezës, ishte më mirë kështu, sepse ishe më e përgatitur për atë që do të të ndodhte dhe nuk mbeteshe e zhgënjyer.

1