Marrëveshje kundër të rinjve

April 10, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

komploti-big-brother-albania-208/04/09 14:25

Dritani, si i zënë ngushtë nga situata në të cilën ndodhet, i thotë Sorit se në realitet nuk i ka qejf marrëveshjet në grup, por këtë radhë duhet t’i bëjnë vërtetë. Ai i tregon se nuk ka qënë dakord me disa manovra të Sorit, por ka ardhur koha që të bashkëveprojnë. Sori ia kthen se manovrat i duhen lojës; ka manovra të domosdoshme, ka dhe nga ato që bëhen kot. “Të na e hanë bukën këta të rinjtë?”- thotë Dritani, ndërsa Sori ia pason se ata lodhen me provën e javës, kurse të rinjtë u hyjnë në pjesë. Dritani pyet edhe Adelën që ndodhet bashkë me ta, por ajo i përgjigjet me keqardhje se në radhë të parë ka Aidën, pastaj një nga këta. Dritani ia kthen se ia tha që ajo ta ketë parasysh.