Aida dhe Arjoni : Ç’më duhen dy Adelajde?!

April 11, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjoni-aida-ne-kuzhine-big-brother-albania-210/04/09 03:00

Aida dhe Arjoni kanë diskutuar sërish, por kësaj here për Mimozën dhe sulmet që ajo kishte patur nga banorët e shtëpisë e kryesisht nga Dritani. Sipas Aidës, kjo nuk ishte e drejtë dhe po të përsëritej ajo do ta merrte Mozën në mbrojtje. Arjoni i ka thënë se nuk aspak dakord me këtë gjë. “Pse Moza nuk duhet të ketë sulme nga banorët e tjerë të shtëpisë?” – i ka thënë ai. “Pse të ketë?!” – i është përgjigjur me një tjetër pyetje ajo, pyetjes së Arjonit. Sipas Aidës, Mimoza ishte në Big Brother për të përfaqësuar një femër të moshës së saj, që kishte bërë jetën e saj. Aida ka thënë se atë moshë, kur je rritur nën kujdesin e prindërve, ishte mëse normale të mos ishe përballur me ato probleme që banorët e tjerë ishin hasur në jetë. E po ashtu, sipas saj, ishte po aq normale, që një vajzë në moshën e Mimozës, të merrej me thonjtë apo flokët. “Nëse Mimoza do të ishte këtu për të përfaqësuar një 19 vjeçare që mendon si 30, do të ndryshonte puna!” – ka thënë ajo. Veç kësaj Aida ka thënë se Mimozës nuk i mungonte aspak inteligjenca. Arjoni i ka thënë se ishte mëse dakord me mënyrën sesi i parashtroi ajo gjërat, por e pyeti nëse ajo do të ishte më tepër dakord të dilte nga shtëpia Moza apo Bjordi. Sipas Aidës, Bjordi influencohej më tepër se ç’duhej, “ishte leva e nje tjetri”. Kjo, sipas Arjonit, sepse ai nuk kishte kapacitetin e duhur. “Atëherë ç’më duhen mua dy Adelajde?!” – i ka thënë Aida. Ajo ka shtuar më pas se si Bjordi, si Adelajda, bënin atë që vendoste Dritani. “Po tre Dritana, ç’më duhen?!” – ka thënë ajo.

4