Kthimi i Adelës

April 13, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adelaper-surprizen-12-big-brother-albania-212/04/09 19:20

Adela kthehet në shtëpinë e Big Brother. Ajo pyet banorët nëse e kanë parë apo jo dhe ata i përgjigjen se jo. Ajo fillon t’u tregojë atyre eksperiencën e saj. Banorët duan të dinë cdo detaj. Ajo thotë se shkoi me makinë deri në një vend, por që ajo nuk mund të shihte asgjë dhe nuk mund t’i fliste askush. Adela tregon se ai vendi ishte spektakli “E Diell” dhe Adi Krasta e kishte pritur. Ajo tregon me shumë emocione se fillimisht nuk kishte parë asgjë se dritat ishin të fikura, por më pas u ndezën dhe pa një publik që u ngrit në këmbë për të dhe e përshëndetën. Adela tregon se atje i kishin dhënë një këngë për të kënduar. “Mu duk vetja si në ëndërr dhe mendova më pas që vetëm të bëja qejf”- thotë Adela. Më pas ajo kishte bërë një prezantim dhe në fund ishte përshëndetur me të gjithë. Adela thotë vazhdimisht se i dukej vetja si në ëndërr dhe se një surprizë të tillë nuk do ta kishte menduar kurrë. Banorët bëjën shaka me të. Adela vazhdon të tregojë për pyetjet që i kishte Bërë Adi Krasta. Ai e kishte pyetur se cfarë do t’u thoshte atyre personave që atë nuk e kishin qejf dhe Adela i ishte përgjigjur se fakti që ata e llogarisin, do të thotë shumë për të. Ajo tregon se Adi i kishte thënë një shprehje shumë domethënëse: “Kur të dalësh, nëse familja jote nuk do të të presë, do të vij unë e do të bëhem familja jote”. Banorët fillojnë të aludojnë se përse Adi Krasta mund ta ketë thënë këtë gjë, por Adela thotë se kjo nuk tregonte dicka të mirë edhe pse ajo nuk e di me siguri.

4