Aida : Bjordi nuk e meriton finalen

April 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

ariaida-toni15/04/09 00:05

Aida, Arjoni, Eltoni, Arjoni dhe Anjeza kanë diskutuar për Bjordin. “Bjordi nuk shkon në nominim sepse të gjithë do të merren me ne të rinjtë!” – ka thënë Eltoni, por sipas Arjonit nuk ishte kështu. “Bravo i qoftë nëse shkon deri në finale, por mua si Aidë, do të më vinte shumë keq që kushdo qoftë të shkonte në finale, vetëm me një nominim!”- ka thënë Aida. Ajo ka shtuar se nuk donte që Bjordi të dilte, por që të provonte të njëjtën gjë që kishin provuar ata duke qenë aq herë të nominuar, sepse sipas saj nuk ishte e drejtë që të arrije deri aty duke qenë vetëm një apo dy herë i nominuar, ndërkohë që të tjerëve u ishte “nxirë jeta”. Sipas Arjonit, për Bjordin kishte qenë shumë e lehtë, sepse nëse do të kishte qenë në nominim me Aidën apo Qetsorin, do të ishte sjellë ndryshe. “Bjordi ndihet shumë i sigurtë dhe vec kësaj, vështirë që publiku ta nxjerrë!” – ka thënë Ajoni. “Ai nuk e ka përjetuar fare lojën!” – ka thënë Aida. Duke marrë si shembull, për të argumentuar arsyetimin e saj Adelajden, Aida ka thënë se pavarësisht mospëlqimit të kësaj të fundit, Adelajda e meritonte më shumë finalen apo fitoren, sepse kishte qenë pesë-gjashtë herë në nominim dhe e kishte përjetuar lojën. Aida ka shtuar se ndoshta “zysha” nuk e meritonte fitoren dhe se nuk kishte shumë për të dhënë, sepse e vogël ishte edhe bota e saj, por ajo atë që kishte, e kishte dhënë. Për mendimin e Eltonit, sigurinë që Bjordi kishte, ia kishin dhënë vet ata, sepse ishin pikërisht ata që nuk e kishin nominuar. Arjoni ka thënë se ai dhe Aida nuk bënin pjesë në grupimin që Eltoni fajësoi. “Është vëllai i vogël ai, nuk nominohet!” – ka thënë Arjoni me ironi. Eltoni ka thënë se brenda shtëpisë së Big Brother ata ishin të gjithë lojëtarë. “Vëlla mbaje jashtë, por jo këtu brenda!” – ka thënë ai. Sipas Eltonit dhe Aidës Bjordi ishte shumë i zgjuar, por nuk jepte asgjë, përveçse rrinte “pas fustanit të Adelës” dhe flinte gjumë. “Për të shkuar në finale, duhet kaluar cdo etapë!” – ka thënë Aida.