Gjukanoviq: Centrali berthamor, ende ne leter

April 17, 2009   | Politika

milo-gjukanoviqIdeja e ndertimit te nje centrali berthamor ne Shkoder, fare prane kufirit me Malin e Zi ka nxitur reagime te forta ne vendin fqinj.
Per kete arsye ka nderhyre vete kryeministri Milo Gjukanovic, qe ka deklaruar se centrali eshte ende nje ide ne fazen e tij fillestare, dhe se Mali i Zi do te beje te gjitha perpjekjet kur te nisin diskutime konkrete per te mbrojtur interesat e tij.
“Nisma eshte ende te fazen fillestare dhe Mali i Zi do te marre pjese ne te gjitha diskutimet. Nese nuk hiqet dore nga ndertimi i centralit, do te merret garanci se impianti nuk do te demtoje shendetin e banoreve malazeze”, u shpreh Gjukanovic.
Vete kryeministri kroat Ivo Sanader pati deklaruar disa kohe me pare qe vendi i tij eshte i interesuar per pjesemarrjen e Bosnje-Hercegovines dhe Malit te Zi ne realizimin e projektit ne territorin shqiptar, por Podgorica e ndalon me ligj ndertimin e centraleve berthamore.
Ne muajin mars ishte revista kroate “Globus”, e cila zbuloi marreveshjen e fshehte qe beri kryeministri shqiptar Berisha gjate vizites se tij ne shkurt ne Kroaci.
Berisha i pati propozuar homologut Sanader, ndertimin e nje centrali berthamor, ku Shqiperia ofronte territorin, ndersa Kroacia ekspertet.
Top Channel

http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/gjukanovic-berthamore.flv

Top Channel

http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/postera-shkoder.flv

6