Mimoza dhe Qetsori : Mund të dalin sërish dy

April 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

mozasoridalja--big-brother-albania-215/04/09 15:54

Moza thotë se ka krijuar përshtypjen se këtë javë kanë për të dalë sërish dy banorë: një nga të nominuarit dhe një tjetër që do të dalë direkt. Edhe Sori mendon të njëjtën gjë sepse janë shumë banorë në shtëpi, ndërsa koha ikën. Moza thotë se kjo nuk është e drejtë, por Sori i thotë se kjo është një lojë. Ai thotë se askujt nuk i vjen mirë që të dali një shok, sidomos pa u nominuar, por megjithatë ata nuk mund të qëndrojnë tërë kohën në shtëpi, mes të mirave. Moza tregon për Anin se gjatë gjithë ditës së shtunë shprehej se kishte shumë emocione, sikur e ndjente se do t’i ndodhte dicka. Ajo tregon se i kishte thënë se ai nuk ishte në nominim e ndaj nuk duhet të shqetësohej, por atij ia ndjente zemra se do të dilte. Ata vazhdojnë të bisedojnë për Anin.

Arjon dhe Qetsroi :  Mund të rrezikojmë të dy”
15/04/09 16:20

Sori, duke përgatitur drekën me Arjonin, e pyet se si i duket kjo javë dhe nëse ata të dy rrezikojnë apo jo. Arjoni i përgjigjet me keqardhje se një nga ata të dy mund të rrezikojë vërtetë, por këtë gjë e thotë se e ndjen dhe jo në bazë të llogaritjeve. Anjeza thotë se as njeri e as tjetri nuk rrezikojnë. Sori fillon të analizojë se përse ata të dy mund t’i nxjerrin nga shtëpia, në cilat pika kanë gabuar që publiku t’i votojë. Ai mendon se edhe publiku duhet ta ketë të vështirë për të zgjedhur se cilin të largojë. Anjeza thotë se publiku mund ta ketë edhe shumë të thjeshtë për të zgjedhur. Sori thotë se ata thjeshtë po ngrenë hipoteza, pasi nuk mund të dinë asgjë. Sori llogarit se sa nominime kanë secili e duke parë se ata të gjithë kanë nga shumë, mendon se realisht dikush nga ta duhet të dalë, pasi janë bërë të padëshiruar në shtëpi. Ai analizon se një aspekt është se janë konkurentë të fortë, por jo të gjithë mund të konsiderohen të tillë dhe kjo e shtunë do ta tregojë. Arjoni thotë për veten se atij i kishte ardhur radha sërish për t’u nominuar. Ata mendojnë se tani lojës po i vjen fundi dhe se cdo ditë bëhet më shumë interesante dhe e paparashikueshme.

Mund të rrezikojmë të dy