Forca: Kumtesë për opinion, “Koha javore”

April 18, 2009   | Lajmet / Vijesti

forca-mbron-kohen-javorePropozimi i Qeverisë së Malit të Zi, përkatësisht i Ministrisë së Financave me 4 prill të këtij viti, që në kuadërtë reduktimeve të botimeve në sajë të krizës financiare  që po ballafaqohet Ndërmarrja e “Pobjedës” tëpërfshijë edhe të vetmën gazetë në gjuhën shqipe “Koha Javore” dhe ajo të botohet në të ardhmen si nënfletë e tëpërditshmes “Pobjeda”, paraqet atak në informimin shqip që është në kundërshtimme standardët demokratike ndërkombëtare kur janë në pyetje popujt pakicë.

Nuk ka dilemë se akti i tillë i Ministrisë së Financave është i shpejtuardhe me pasoja të mëdha për shqiptarët. Kur me të drejtë kemi pritur që e vetmjagazetë në gjuhën shqipe të rris tirazhin dhe numrin e botimeve, një vendim itillë është kundër barazisë informative dhe nacionale të shqiptarëve në Mal tëZi.

Forca  është e qëndrimit që “Koha javore” të mos dalë si shtojcë e “Pobjedës” deri sa të mospërcaktohet statusi i saj definitiv nga themeluesi e ky është Kuvendi i Malittë Zi por të vazhdoj të botohet si botim i veçantë.

Në lidhje me situatën e krijuar më të vetmin medium të shkruar në gjuhënshqipe në Mal të Zi, Forca do tënjoftoj opinion e gjerë në vend dhe në botën e jashtme, duke apeluar së krizaekonomike nuk duhet të manifestohet fillimisht të mediat e pakicave. Një veprimi tillë na përkujton të kaluarën kur gjoja në emër të mugesës së mjetevefinanciare u mbyll revista “KOHA”(1978-1989),e cila ka qenë e vetmja revistë shkencore, letrare dhe kulturore në gjuhënshqipe  në nivel të Malit të Zi.

Duke marrë parasysh  së gazeta “Koha Javore”, nga dalja e numrit të sajtë parë në shkurt të vitit 2002, ka luajtur një rol të veçantë në fushën einformimit te shqiptarët në Mal të Zi, ftojmë të gjitha subjektët politikenacionale shqiptare, intelektualët, shoqërinë civile por edhe të gjithë tëtjerët që të ngrisin zërin kundër këtij akti diskriminues ndaj informimit nëgjuhën shqipe që është kundër barazisë nacionale të shqiptarëve  në ketë mjedis.

Shërbimi për informim

1