Sori : Jam bërë specialist i nomnimeve

April 18, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

anjeza-qeth-sorin-big-brother-albania-217/04/09 17:40

Anjeza duke qethur Qetsorin diskuton për ndryshimin e sjelljes së tij. Ajo i thotë që sipas mendimit të saj ai ka ndryshuar kohët e fundit, dhe shton:-“Më duket se të ka kapur frika!” Ai i thotë që nuk mund të sillet gjithmonë njësoj, dhe shton:-“Nuk jam aq i keq si në fillim!” Anjeza e pyet se pse i dukej vetja i tillë. Sipas Qetsorit ai në disa raste është sjellë keq, por këtë gjë e ka bërë me qëllim . Sa më shumë afron finalja aq më të emocionuar janë banorët , por nuk ndryshon sjellja thotë Qetsori. Ai shton:-“Unë jam bërë specialist i nominimeve!” Gjatë prerjes së flokëve Qetsori gjen momentin për ta pyetur Anjezën për lidhjen e saj me Arjonin. Ajo i thotë që ndihet shumë mirë me të. Qetsori i thotë që Arjoni është djalë i mirë . Anjeza e aprovon, dhe thotë që ajo nuk e priste të lidhej me të. Ai e pyet:-“Keni bërë ndonjë projekt për jashtë?” Ajo i thotë që ja ka lënë kohës këtë gjë. Ai i kërkon që nëse mendojnë për dicka më tepër ta ftojnë. Ajo ia kthen:-“Ti do jesh i ftuari kryesor, do jesh nga të dyja palët!” Ajo thotë që lidhjen e shikonte si gjënë më të fundit që mund t`i ndodhte brenda në shtëpi. Qetsori i thotë:-“Këtu ndryshon komplet drejtimi i realitetit!”

3