Adi : Duam debate në shtëpi

April 23, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-debatet-ne-shtepi-big-brother-albania-222/04/09 15:30

Adi thotë se pikërisht këtë gjë donte të evitonte nga biseda, që të mos kishte ndonjë debat ndërmjet banorëve. Ai thotë se problemet duhen diskutuar e jo të bëhen debate të fortë apo zënka. Sipas tij debati duhet të jetë konstruktiv e të arrijnë të nxjerrin vlera nga vetja e jo e kundërta. Eltoni i thotë se ata nuk mund t’i bëjnë debatet atëherë kur nuk është momenti sepse ashtu i ikën vlera. Ai thotë se nëse shikon dicka që nuk shkon, merr spunton për të bërë një debat e nuk mundt ë rrijë e ta krijojë një të tillë. Eltoni mendon se debatet, bisedat zënkat duhet të vijnë vetë, e jo me detyrim apo të programuara dhe thotë se kjo ndodhi edhe në këtë rast. Adi shprehet se nuk i pëlqejnë debatet dhe ndaj i eviton, por të tjerët ia kthejnë se debatet janë të domosdoshëm në këtë lojë. “Doni debate? Dakord, që nesër do t’jua krijoj unë kushtet për të tilla”- thotë Adi. Ata i kërkojnë Adit që të mos jetë në pozicion mbrojtjeje për këto gjëra apo të mbrojë ndonjë banor vetëm se i leverdis sepse nëse do duan që të kapen me ta, është gjithmonë Adi që del në mbrojtje të tyre. Adi shprehet se deri tani nuk e ka bërë një gjë të tillë sepse nuk ka patur rast. Ai i thotë Arit se personalisht ende nuk e ka marrë vesh debatin e tij me Mozën, të cilën Ari pretendon se e ka bërë në sy të të tjerëve. Ai shton se edhe nëse nuk lejon që të ndodhë një debat, e bën për të mirën e të dyja palëve e jo për të mbrojtur njerin apo tjetrin. Adi saktëson se të gjithë janë konkurentë në garë për një cmim e nuk mban anën e askujt.