Ari: Moza nuk është e vogël

April 23, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

ari-per-mozen-big-brother-albania-221/04/09 17:41

Ari shprehet tek Adelajda që nuk i pëlqejnë situatat që krijohen me Mimozën. Ajo i thotë që ai duhet ta kuptojë për faktin që është e vogël. Ai nuk mendon si ajo, dhe shton:-“E kam fajin unë që e kam konsideruar të vogël, vetëm e tillë nuk është!” Ato diskutojnë në lidhje me historinë e saj me Polin, dhe Ari thotë që një person duhet të pozicionohet dhe të jetë i sinqertë. Adeljda mbron Mimozën duke thënë që ato nuk i dinë gjërat e saj, dhe për këtë fakt nuk duhet ta gjykojnë. Bjordi ndërhyn në bisedë duke thënë që fajin e kanë banorët që e kanë konsideruar të vogël duke e llastuar. Ari thotë që kur të dalin jashtë do ndryshojnë pozitat duke e parë ndryshe situatën.

3