Juna dhe Anjeza : Po vë re ndryshimet

April 23, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

juna-anjeza-per-adelen-big-brother-albania-221/04/09 16:07
Juna dhe Anjeza diskutojnë për debatet që janë zhvilluar në shtëpi dhe kryesisht për ato me tema tabu si seksi. Anjeza tregon se më parë, si Adela edhe Moza largoheshin nga vendi i diskutimit, ndërsa tani qëndrojnë, por vetëm Adela ka filluar të flasë disi. Juna shprehet se nuk e kupton Adelën kur flet me disa argumenta që për të janë pa vend. Ajo thotë se Adela gjithmonë justifikohet me faktin se jetojnë në Shqipëri dhe nuk mund të flitet për këto tema. Të dyja vajzat thonë se janë rritur në të njëjtin ambient me të, por nuk i kanë këto komplekse sepse nuk ka asgjë të keqe të flasësh për dicka që ke mësuar nga jeta apo nga shkolla. Anjeza tregon se deri para se të vinin banorët e rinj, disa gjëra nuk i vinte re dhe i dukeshin normale dhe bashkohej me mendimet e tyre, ndërsa tani, me mentalitetin e ri dhe pa komplekse të banorëve të rinj, arrin të vëjë re shumë mangësi në konceptimin e realitetit. “Tani më duken shumë të vegjël”- thotë ajo.