Hajdinaga u takua me ambasadorin gjerman Peter Plate

April 26, 2009   | Politika

gezim-hajdinaga-_ambasadori-gjerman_peter-platePlate premton ndihmë për futjen e monumenteve kulturore në UNESCO
Ulqin – Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gzim Hajdinaga, priti të enjten ambasadorin gjerman në Podgoricë, Peter Plate.
Kryetari i Komunës së Ulqinit ka shprehur kënaqësi për bashkëpunimin e mirë dhe cilësor që ekziston ndërmjet komunës së Ulqinit dhe Gjermanisë.
Duke i përkujtuar ambasadorit gjerman të kaluarën kur shumica e turistëve të huaj në Ulqin ishin pikërisht nga Gjermania, Hajdinaga ka shprehur kënaqësi që edhe sot vazhdon tradita e mësimit të gjuhës gjermane nga të rinjtë e Ulqinit.
Ai ka kërkuar nga ambasadori Plate që të ndihmojë për futjen e Kalasë së Ulqinit nën mbrojtjen e UNESCO-s.gezim-hajdinaga-_ambasadori-gjerman_peter-plate1
Nga ana e tij, ambasadori gjerman Peter Plate ka premtuar se do të ndihmojë për futjen e Kalasë së Ulqinit nën mbrojtjen e UNESCO-s, por ka vënë në dukje se kjo është një punë e vështirë e cila nuk varet vetëm nga marrëdhëniet e mira reciproke.
“Nuk do të jetë lehtë sepse kjo është një punë që kërkon pjesëmarrjen e Komunës dhe qeverisë duke iu ngarkuar atyre obligime të mëdha. Duhet të punojmë të gjithë së bashku që Kalaja e Ulqinit t’i plotësojë këto kushte të vështira të UNESCO-s”, ka thënë ai.
Ambasadori gjerman ka theksuar se gjatë shëtitjes në Kala ka vërejtur shumë gjëra që nuk i shkojnë përshtat atij ambienti dhe që pengojnë synimet për futjen e Kalasë së Ulqinit në UNESCO.

Kohapress