Adi : Do respektuar etika

April 27, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adikomunik-big-brother-albania-225/04/09 01:40

Debati mes Junës dhe Arit mbyllet, por ai nuk kalon pa u komentuar nga banorët e tjerë. Ata i thonë Arit se përdor një fjalor në shtëpi që lë shumë për të dëshiruar dhe se shpesh fjalët që ai përdor, nuk duhen përdorur në një ambient të tillë. Ari justifikohet se asnjëherë nuk ka përdorur fjalë për të ofenduar ndonjë person, madje thotë se ai flet mirë, por në rastet kur ai duhet të spjegojë dicka, mund të përdorë fjalë në përgjithësi, pa i rënduar askujt personalisht. Sipas tij, kjo sjellje bën pjesë në karakterin e tij dhe dëshiron që ta tregojë atë deri në fund, pa dalë nga vetja. Nisur nga kjo, Sori pyet se në cfarë ambienti mund të klasifikohen ata dhe se cfarë fjalori duhet të përdorin. Adi i përgjigjet se në këtë ambient ku ata jetojnë, të parë nga shumë shikues, normalisht nuk duhet të përdorin fjalë të rënda, madje duhet të sillen të gjithë mirë. Ai mendon se kjo mund të bëjë që të dalësh nga vetja duke e quajtur një lloj hipokrizie, por ka një lloj etike që duhet respektuar. Adi nuk harron të thotë se fjalori i përdorur ndryshon në varësi të ambientit dhe relatave të krijuara në një grup shoqëror.