Inva Mula shpërndan ftesat e dasmës me Ethemin

April 27, 2009   | Lajmet / Vijesti

inva-mula-shperndan-ftesat-e-dasmes-me-etheminAjo çfarë sopranoja Mula u përpoq të përgënjeshtronte dhe ta reklamonte si një miqësi dhe bashkëpunim në ndihmë të kulturës dhe artistëve shqiptarë me biznesmenin Ramadani, ishte një farsë. Por, që “Bluetooth” sërish ka arritur të zbulojë të vërtetën. Inva Mula do te martohet ne Jeruzalem me Ethem Ramadanin

inva-mula1TIRANE-Sopranoja me famë botërore, Inva Mula do të martohet në fund të muajit qershor për të dytën herë. Dhëndri do të jetë biznesmeni kosovar, Ethem Ramadanin. Ajo çfarë sopranoja Mula u përpoq të përgënjeshtronte dhe ta reklamonte si një miqësi dhe bashkëpunim në ndihmë të kulturës dhe artistëve shqiptarë me biznesmenin Ramadani, ishte një farsë. Por, që “Bluetooth” sërish ka arritur të zbulojë të vërtetën.
Kështjella e Davidit, një nga më të bukurat në Jerusalem, aty ku shtatorin e kaluar regjisorja Vera Grabocka dhe Timo Flloko martuan vajzën e tyre, është vendi që është zgjedhur për të celebruar këtë lidhje. Veçse këtë herë, “mblesa” Grabocka nuk do të jetë e pranishme, pasi koha e dasmës përkon me lindjen e vajzës së tyre, që është shtatzënë. inva-mula2
Një dasmë, që edhe pse kërkohet të mbahet e fshehtë, shpjegon më së miri divorcin që po zhvillon aktualisht sopranoja Mula me bashkëshortin e saj, kantautorin Pirro Çako.
Në intervistën e dhënë gati dy javë më parë, sopranoja Mula hodhi poshtë të gjitha argumentet se ajo kishte një lidhje me biznesmenin kosovar Ethem Ramadani. Madje, ajo e justifikoi njohjen e tyre si një bashkëpunim në mbështetje të artistëve shqiptarë në botë.
Gati një muaj më parë, Inva Mula bëri kërkesën për gjyq në Gjykatën e Tiranës ndaj bashkëshortit të saj, Pirro Çako. Këtë kërkesë për ndarje ajo e motivoi për shkak se Pirro e kishte braktisur atë në vitin 2007. Gjithçka në intervistën e dhënë prej Invës fajësonte bashkëshortin e saj, Çako. Ndërkohë që ky i fundit nuk ka dhënë asnjë prononcim për ndarjen e tyre.

Bluetooth

YouTube Preview Image

3