Adelajda dhe Qetsori : Tjetër the, tjetër bëre

April 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

sori-adela-big-brother-albania-228/04/09 00:16

Në mes të bisedës ndërhyn edhe Adela e cila kapet pas fjakëve të Sorit që po bën lojë të sinqertë. Ajo i kërkon atij t’i spjegojë se përse para disa javësh, kur ata diskutuan në lidhje me lojën që po bënin të dy, Sori i kërkoi asaj që të nxirrnin në nominim banorët që nuk e kishin provuar kurrë nominimin e në të vërtetë, nxori atë dhe Aidën. Sori i tregon se atë javë, ajo dhe Aida ishin bërë të padurueshme për të dhe për gjithë shtëpinë, duke treguar kështu nga vetja anët e tyre më negative. “Ju jeni ngënë me njera-tjetrën aq shumë, sa unë ju urreja dhe thjesht doja të dilte një prej jush sepse nuk ju duroja dot më, pa patur preferencë se kush” Ai shprehet se të dy në bisedën që patën, nuk bënë asnjë pakt mes tyre, por thjesht lanë të nënkuptohej dicka. Sori tregon se i nominoi sepse ndihej në siklet se përkrah kujt të pozicionohej në atë debat. Sipas tij, për Adelën kishte debulesë por kishte një histori më pozitive se Aida, ndërsa për Aidën kishte më pak debulesë, por kishte një histori më të vështirë të jetës. Sori thotë se kishte dhe të tjerë që mund të nominonte si përshembull Bikën dhe Adin që e nominuan, por zgjodhi ato të dyja për këtë arsye dhe për më tepër sepse ato një javë më parë ishin bërë “shoqe”. Adela ia kthen se kurrë nuk ka bërë shoqëri me Aidën, por vecse i ka folur sepse bashkëjetonte me të. Sori thotë se nuk dëshiron të futet në këtë histori sepse mbi të gjitha mes tyre nuk kishte asnjë pakt; nëse do kishte pakt, atëherë ajo do kishte të drejtë t’i kërkonte sqarime. Adela i thotë se nuk po i kërkon sqarime sepse realisht nuk kishin asnjë pakt, por thjesht i dha një shembull që ai ka devijuar nga loja e sinqertë. Ata mbyllin bisedën duke parë që rreth tyre vijnë dhe banorët e tjerë.