Adi dhe Qetsroi : Jemi bashkë në lojë

April 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adi-sori-big-brother-albania-228/04/09 00:08
“Ka ardhur koha që unë edhe ti të luajmë bashkë”- i thotë Sori Adit. Ata kanë vendosur që të diskutojnë për mënyrën se si veproi Adi kundrejt Pavlinit. Adi është treguar i gatshëm që këtë bisedë ta zhvillojnë në ato momente, por Sori dëshiron që ta zhvillojnë dy ditë më pas, në kuadrin e lojës. Sipas tij, ata duhet të fillojnë të nxjerrin në pah mendimet e tyre reale për njeri-tjetrin. “Unë të kam sulmuar duke të të mbrojtur dhe këtë ta kam thënë”- ia bën të qartë Adi Sorit mënyrën e lojës së tij. Sori shprehet se i di vlerat e Adit, por nuk është i sigurt nëse Adi di vlerat e tij. Adi ia kthen se përsa janë brenda në lojë, janë mirë, ndërsa se cfarë do të ndodhë kur të dalin, është tjetër gjë dhe do jenë të dy që do ta vendosin nëse do të ruajnë miqësinë apo jo. Të dy fillojnë të flasin hapur për lojën që bën secili. Ata mendojnë se për cmimin, ata duhet të luajnë deri në fund si kundërshtarë dhe t’i japin dorën njeri-tjetrit në cdo rast. Adi shpreh dhe njëherë motivin e tij të lojës që brenda kësaj ligësie për të fituar atë cmim, ai do të tregojë dhe pak mirësi. Ai tregon se e vlerëson si një protagonist në lojë Sorin. Edhe Sori mendon të njëjtën gjë për Adin dhe shprehet se e kupton mënyrën se si luan ai, por, sipas tij, Adi nuk di se cfarë është shprehur ai në konfesional kundrejt tij, ka folur mirë apo keq, dhe shton se ka qënë shumë real dhe i sinqertë në lojën që po bën. Për Adin, sinqeriteti në lojë tregohet kur krijon edhe miqësira, ndërsa Sori nuk ka asnjë mik. “Unë kam zgjedhur të jem vetëm”- thotë Sori.