Adi : Do sqarohem me Anjezën

April 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adi-per-anjezen-big-brother-albania-226/04/09 16:20

Adi dhe Adela diskutojnë për Anjezën. Adi mendon se Ari e ka studiuar më mirë lidhjen e Mozës me Polin, sesa Anjeza dhe shprehet se ajo u fut kot në bisedë me Mozën për këtë temë. Ai tregon se u vu në siklet kur nominoi Mozën për të shpëtuar Anjezën, ndërkohë që ajo e kishte nominuar për një arsye që nuk ishte e shpjegueshme. Sipas tij, më e drejtë do të ishte që ajo të thoshte se e kishte nominuar prej Arjonit, për faktin që Adi e nominoi atë një javë më parë, sesa për një arsye të tillë. Ai shton se do ta sqarojë këtë cështje me Anjezën. Edhe Adela shprehet e habitur se nuk e priste këtë gjë prej Anjezës, që ajo të nominonte Adin, i cili e kishte mbajtur më afër nga të gjithë kur ajo hyri në shtëpi, madje më shumë se Arjoni.

2