Ari dhe Qetsori : Aleanca nuk të bën lojtar të keq

April 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

sori-ari-aleancat-big-brother-albania-228/04/09 00:30

Ari vazhdon debatin e nisur më parë se Sori e ka shprehur vetë që është i keq, por ai ia kthen se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se fjalët e tija janë transformuar. Ari i sjell shembullin e një nate më parë kur Sori ishte shprehur në atë mënyrë, por Sori e sqaron se kjo ishte dicka e thënë prej tyre dhe që ai nuk e kundërshtoi sepse nuk iu duk e arsyeshme për bisedën dhe vendin. Sori thekson dhe njëherë se luan pastër, i sinqertë. Ari i thotë se nëse ai do luante vërtetë i sinqertë, atëherë nuk do krijonte aleanca, por do luante vetëm. Sori mendon se edhe nëse është munduar të krijojë aleanca, në fund secili ka vendosur vetë se kë do të sulmonte. Ai e pyet Arin nëse e ka zhgënjyer ndonjëherë, por ai ia kthen se ka ndodhur e kundërta. Sipas Sorit, kjo dotë thotë se ai po luan njësoj sic Ari e ka parë nga jashtë. Ari i kujton sërish se ai shprehet që luan pastër, ndërkohë që sugjeron të tjerët të bëjnë këtë apo atë gjë. Sori i përgjigjet se mund të jetë provokim, lojë, por që sipas mendimeve të Arit është lojë e pisët. Sori e sqaron se ai e shikon si një mënyrë për të vlerësuar se me kë mund të krijojë aleanca. Ari shprehet më pas se kjo është strategji, ndërsa Sori vazhdon mendimin se strategjia është pjesë e lojës, e jo lojë e pisët. 
Biseda mes Sorit, Arit dhe Adit vazhdon edhe në kopësht. Arit i vjen keq që Sori deri dje e ka pranuar që ka marrë rolin e të keqit, ndërsa tani e kundërshton. Sori shprehet se ndryshojnë bisedat kur bëhen seriopzisht si kjo e tanishmja dhe ndryshiojnë kur bëhen në kontekstin e shakasë. “Brenda shakasë ka edhe të vërteta”- ia kthen Ari. Ai shprehet ser Sori ka bërë gjithmonë rolin e protagonistit provokator. “Ku është e keqja në këtë mes?”- pyet Sori. Ai thotë për veten se është provokator, aktiv, i bezdisshëm, por jo që Ari ta klasifikojë tek “i keqi”. Ari thotë se po e klasifikon në këtë mënyrë në kontekstin e lojës. Sori mendon se nuk është e drejtë që ta mendojë ashtu vetëm se ai është përpjekur të bëjë aleanca dhe diskutime për nominimet, por për Arin, në një lojë këto gjëra vihen re. Sori fillon t’i spjegojë Arit se ka diskutuar me Arjonin në lidhje me nominimet dhe këtë gjë e ka bërë për një arsye shumë të fortë: që të jetë dhe ai protagonist në lojë. Ai tregon se këto lloj diskutimesh janë bërë kur ai gatuante me të dhe e ka bërë këtë gjë që të kishte vëmendjen e kamerave, duke u nisur nga një shprehje e Bjordit që thoshte se nuk i laj enët sepse ashtu nuk më shikon njeri. Sipas Sorit, nëse do gatuante vetëm, edhe pse këtë gjë e bën me kënaqësi, askush nuk do ëshironte ta shihte kur të tjerët mund të ishin duke bërë dicka më interesante se ai. “Dua të jem protagonist në lojë e në të njëjtën kohë dhe të gatuaj”- thotë ai. Sori tregon gjithashtu se këto “aleanca të jashtme” me Arjonin ishin sa për efekt loje, sepse në realitet, si njeri dhe tjetri bënin atë që mendonin se ishte më e drejta për t’u bërë nisur nga mendimet personale.