Anjeza, java e vetmisë së madhe – Prisja të dilte Ari dhe jo Arjoni

anjeza-dhe-arjon-muca-big-broter-albania-2-liveNë bisedë me Junën, Anjeza i ka rrëfyer asaj se gjatë gjithë javës, kishte përjetuar ndjesinë se kësaj here, Arjoni do të dilte. Anjeza ka thënë se, nëse të shtunën e kaluar nuk e kishte pasur këtë frikë, këtë herë e kishte parandier. “Nuk doja t’ia thosha Arjonit, sepse nuk doja ta mërzisja!”, ka shtuar ajo. Anjeza i ka treguar gjithashtu se, pavarësisht kësaj, në momentin kur katër të nominuarit kishin shkuar në zonën e kampingut, duke u ndarë prej tyre, ajo kishte shpresuar se personi që do të dilte do të kishte qenë Ari dhe jo Arjoni.

Anjeza: “Më duket sikur jam unë shkaku që doli Arjoni”

Junida i ka qëndruar gjatë gjithë kohës pranë Anjezës së trishtuar nga dalja e Arjonit. Ajo i ka thënë të mos mërzitej dhe të mundohej t’i merrte gjërat pozitivisht. Prania e policëve të “Portokallisë” brenda shtëpisë së “Big Brother” sikur ia largoi fillimisht mendjen, por më vonë, pas largimit të tyre, kur shtëpia ra në qetësinë dhe rutinën e përditshme, ajo shpërtheu në lot. “Je e mërzitur apo të vjen inat?” – e ka pyetur Juna, ndërsa bisedonin. “Të dyja!”, i ka thënë Anjeza. “Më duket sikur e ndjeja që do të dilte!”, ka shtuar ajo. “Nuk më besohet që ka ikur Arjoni!”, ka thënë Anjeza. “Më duket sikur jam unë shkaku!”.

Anjeza: “Qetsor, Arjoni të ka dashur shumë!”

Anjeza i ka thënë Qetsorit se Arjoni e “kishte pasur shumë xhan” atë dhe e shprehte gjithandej me të gjithë. “Aq sa mua më vinte shumë inat që e shprehte dhe i thosha “mos thuaj që e do aq shumë!”. Qetsori ka thënë se ndoshta Arjoni e donte më shumë nga ç’e donte ai. Por, sipas Anjezës, ata të dy e donin njëri-tjetrit, pavarësisht se kush e shprehte më shumë. Adela ka ndërhyrë, duke thënë se Qetsori kuptohej se cilin donte e cilin jo, pavarësisht se mundohej ta fshihte. “Arjoni e ka kuptuar vet sa dhe kur”, ka thënë Qetsori.

Anjeza, Mozës “Ti duhej të dilje nga ‘Big Brother’ para disa banorëve që meritonin të ishin ende këtu”.

Anjeza e pyet Mozën se çfarë mendon ajo në lidhje me faktin se vazhdon të qëndrojë ende në shtëpi prej kaq shumë kohësh. Anjeza thotë se tek ajo ka parë vetëm një vajzë të thjeshtë, që nuk merret me debate, që nuk ka shpirt luftarak, që i pëlqen të merret vetëm me veten, por që këto gjëra i ka parë si jashtë dhe brenda shtëpisë. Moza ia kthen se të njëjtat gjëra që po thotë ajo për të, ka parë edhe ajo tek Anjeza. Anjeza insiston në pyetjen e saj se çfarë ka vlerësuar publiku tek ajo. Moza përgjigjet se ka vlerësuar thjeshtësinë, sinqeritetin dhe një vajzë që përfaqëson veten dhe moshën e saj. Anjeza vazhdon të thotë se e sheh Mozën shumë pasive dhe se kanë dalë nga loja banorë që kanë qenë më aktivë e që kanë dhënë më shumë se ajo. Moza i kundërpërgjigjet se dhe ajo nuk ka qenë shumë aktive dhe se pikë i ka dhënë vetëm lidhja me Arjonin.

Adela provokon Anjezën: Të më kishte dalë mua Bjordi, do isha duke qarë”

Zënkat midis Anjezës dhe Adelës vazhdojnë edhe gjatë ngrënies së drekës. Adela e komenton këtë ndryshim tipi të Anjezës për faktin se ka dalë në nominim, por Anjeza ia kthen se ajo e ka nga gjëra të tjera, pasi në nominim ka qenë dhe më parë dhe shton se Adela, si vajzë e zgjuar që është, duhet t’i kuptojë mirë. Adela shprehet gjithashtu se, nëse asaj do t’i kishte ikur Bjordi, do të qëndronte vetëm në ndonjë cep pa folur e duke qarë. “Se çfarë kam unë brenda, nuk e sheh as ti e as asnjë”, ia kthen Anjeza, por Adela thotë se ashtu mendon dhe mund të thotë çfarë i do qejfi.

Anjeza: “Qëndrimi afër Arjonit, nuk më ka penguar”

Anjeza vazhdon të shprehë se gjendja e saj aktuale nuk ka lidhje as me nominimin e as me faktin se Arjoni e paska penguar që ajo të shprehë veten më parë, siç doli në konkluzion Ari me Sorin. Sori sqaron se fakti që ajo ka ndenjur më shumë me Arjonin, e ka penguar që të bëjë lojë individuale. “Unë kam jetuar atë që më pëlqente dhe e lashë mënjanë lojën, edhe pse Arjoni më këshillonte të kundërtën”, thotë Anjeza.

Anjeza: “Jam e lumtur me Arjonin”

Anjeza i tregon Junës për marrëdhënien e saj me Arjonin. Ajo i tregon se kur e shihte nga jashtë, para se të hynte në shtëpi, kishte disa gjëra që nuk i pëlqenin tek ai, por kur e njohu nga afër, e pëlqeu shumë. Ajo thotë se nuk mund ta përshkruajë, por atë që ndjejnë, e ndjejnë me të vërtetë, por dikush i shpreh më shumë e dikush më pak ndjenjat. Anjeza shprehet se kur të dalë jashtë, do ta shohin lidhjen e saj me Arjonin. Sipas saj, edhe sikur lidhja e saj të mos funksionojë, gjë që nuk e mendon se do të ndodhë, çastet që ka kaluar e përjetuar me të dhe emocionet kanë qenë si kurrë ndonjëherë. “Sido që të jetë situata jashtë, jam e lumtur për këtë”, shprehet Anjeza për lidhjen me Arjonin.

5