Bjordi: Kam sedër të keqe

bjordi-merzitje-29-big-brother-albania-229/04/09 19:00

Adelajda ka vënë re që Bjordi nuk i flet dhe e pyet për këtë gjë. Ai i thotë që është mërzitur me të. Adelajdës nuk i duket normale që ai të mërzitet me të, pasi ajo merret me gjëra të tjera. Ajo i thotë që nuk i kishte ardhur mirë që kur doli në kopësht nuk e kishte thirrur. Ai e pranon gabimin. Bjordi vazhdon duke i thënë:-“Kur ti më thua që nuk ‘vdes’ të rri me ty unë prekem në sedër! E kam sedrën shumë të keqe!” Adelajda i thotë që ai duhet të mendojë dhe për sedrën e të tjerëve. Bjordi kërkon të di nëse ishin të vërteta fjalët e saj që kishte thënë në momente nervozizmi. Ajo i thotë që fjalët që kishte thënë ishte për arsye se ai nuk e kishte thirrur për të ndenjur me të, dhe shton:-“Unë dua të rri me ty, dhe ti e di shumë mirë!” Ato pasi sqarohen rrinë përqafuar duke u puthur. Ndërkohë që puthen Adelajda i thotë:-“Më mori malli!” Bjordi i thotë që shpreson që të jetë si thotë ajo. Ajo i kthehet duke i thënë që nuk ka pse të vë në dyshim fjalët e saj, dhe e pyet:-“Ti vërtet dyshon tek fjalët e mia, apo ishte momenti?” Bjordi i thotë që nuk e vinte në dyshim, por ishte nevojë për siguri.

3