Adelajda dhe Mimoza : Njëra nga ne do dalë

mozaadela-dal03-big-brother-albania-203/05/09 18:59

Adelajda dhe Mimoza diskutojnë për nominimet. Mimoza i thotë Adelajdës që nuk vjen mirë që kanë dalë të dyja në nominim, pasi do dëshironte që të ishin të dyja në finale. Adelajda mendon që njëra nga ato do dalë, pasi sipas mendimit të saj Qetsori nuk del. Mimoza thotë:-“Gjërat këtu janë të paparashikueshme!” Ajo vazhdon duke thënë që dhe për Aidën kishte përshtypjen që do shkonte deri në finale , por në realitet ndodhi ndryshe. Ajo shton:-“Unë do dal!” Ato shprehen që do dëshironin që të ishin në dyja në fundin e këtij rrugëtimi. Mimoza mendon që Adelajda nuk do dalë pasi është i vetmi cift që ka ngelur brenda shtëpisë. Mënyra e llogjikimit të Mimozës sipas Adelajdës është e gabuar, pasi për një javë nuk ka më rëndësi cifti për publikun. Ajo vazhdon duke thënë që për të Mimoza ka qënë e vetmja shoqe.