Adelajda : Mendova se do dilja

adiadela-3maj-big-brother-albania-203/05/09 01:50

Adi është i mërzitur që Moza ka dalë në nominim. Ai mendon se gabimi i tij qëndronte në nominimin e Mozës prej tij një javë më parë, kur në fakt duhej të nominonte Anjezën. Ai gjithashtu mendon se fakti që Anjeza ka imunitet këtë javë, ndikoi që ai sërish ta nominonte Mozën. Sipas tij, nëse nuk do të ishte kjo situatë, dy emrat e tij për nominim ishin Sori dhe Anjeza. Edhe Adela mendon se imuniteti i Anjezës, u prishi planet. Ajo shprehet se ndjehet e lodhur që cdo të shtunë është e nominuar. Adela tregon se në momentin kur Bjordi doli në oborr që të përshëndetej me të nëse dilte, e mendoi vërtetë se kjo gjë mund të ndodhte. “Përjetova shumë emocione”- thotë ajo. Adi i jep kurajo dhe i thotë se ka ecur shumë mirë deri tani. Sipas mendimit të tij, edhe nëse del një javë para finales, ajo sërish duhet ta mendojë se ia ka dalë mbanë. Adela e falenderon, por thotë se është lodhur shumë për të arritur deri në këtë fazë.