Anjeza : Adela ka vetëm fjalë

anjeza-per-adela-big-brother-albania-203/05/09 20:41

Anjeza ka diskutuar me Qetsorin për Adelajdën dhe Mimozën. Ajo thotë që në fillim ka dashur që të dilte Mimoza nga shtëpia, pasi i dukej shumë pasive, por ka ndryshuar mendim dhe tani e vlerëson. Ajo dëshiron që të dalë Adelajda pasi në disa situata i duket si një person i shtirur pavarsisht se ka qënë banorja që ka patur komunikim që në fillim. Sipas saj me kalimin e kohës ndryshojnë situatat dhe e njeh ndryshe një person që e ke parë nga jashtë, dhe shton:-“Po nuk i jetove, nuk nxjerr dot konkluzion!” Mendimi i saj për Mimozën ka ndryshuar në momentin kur ka biseduar me të, pasi i duket person i dretjpërdrejtë. Anjeza mendon që Adelajda i duket një person që ka vetëm fjalë. Për këtë arsye ajo mendon që duhet të dalë Adelajda dhe jo Mimoza.