Anjeza dhe Moza : Përshtypjet e natës së parë

mozaanjeza-4maj-2-big-brother-albania-204/05/09 02:07

“Kur hyra në shtëpi, natën e parë, nuk përjetova asnjë emocion”- shprehet Moza duke kujtuar me të tjerët përshtypjet e natës së parë. Adi kujton se ajo ishte shumë e hutur dhe këtë gjë e mban mend mirë, madje shton se ajo ka hyrë bashkë me Liritën. Sipas Mozës, ky fakt ka ndikuar që ajo të mos kishte emocione, por vec të vështronte ambientin dhe bukurinë e asaj mbrëmjeje. Adi insiston se kur nuk e ke përjetuar më parë dicka, ndjen emocione sidomos kur shikon edhe një skenë, një shtëpi plot drita, shumë njerëz që të përshëndetin. Ai kujton se ka hyrë i pari në shtëpi dhe ishte shumë i emocionuar dhe i hutuar nga ambienti i shtëpisë. Moza thotë se me Liritën u njoh që gjatë prezantimit që i bëri Enoja dhe se kanë ardhur bashkë deri në shtëpi, të shoqëruara në të njëjtën makinë. “Lirita ishte shumë serioze, ndërsa unë vetëm qeshja”- vazhdon Moza të kujtojë castet e para.