Debati mes Qetsorit dhe Adelës

deati-qetsor-adela0303/05/09 13:45

Qetsori ngacmon me shaka Adelën duke i vënë në dukje se nëse do te jenë bashkë me Bjordin do ti kalojnë pushimet verore shumë këndshëm. Ngacmimet vazhdojnë si nga ana e Qetsorit ashtu edhe Arit të cilët qeshin me ironi dhe mundohen të përfshijnë edhe Bjordin në lojë, por ai qëndron ftohtë, dhe me seriozitetin e tij tregon që nuk i pëlqen biseda e nisur. Ari hedh idene se do hapin baste mbi kohëzgjatjen e lidhjes së Adelës me Bjordin deri në gusht ose më gjatë, madje ato nuk ngurrojnë të vendosin edhe koeficientet e fitimit si dhe të llogaritin edhe martesën. Ari thotë që ai ka shpirt anglezi dhe i pëlqen te verë bast mbi cdo gjë. Dashje pa dashje në bisedë përfshihet edhe Bjordi. Ai u thotë Arit me Qetsorin të mos bëjnë analzën e njërës anë të medaljes dhe pikërisht anës negative. Mund të ndodhë që ai përfundimisht të dashurohet pas Adelës, të martohet dhe të krijojë familje, këtë gjë asnjë nuk e di me siguri. Mardhëniet mes Adelës dhe Qetsorit acarohen. Asaj nuk i duket aspak e drejtë loja e Qetsorit, duke ja shrehur se i duket mungesë respekti dhe shumë fyese që ai po vë bast për lidhjen e saj. Qetsori thotë se ai është tip qe ve bast mbi cdo gjë, edhe nëse do të ishte jashtë ai përsëri do të vinte bast mbi lidhjen e saj me Bjordin. Debati vijon me tone të larta. Adela i thotë se ajo nuk i prek njerëzit në sedër dhe as i vë në siklet për cmimin e madh. Debati vijon mbi respektin e ndërsjelltë që sipas Adelës, Qetsorit i mungon totalisht.

1