Mimoza : Nuk do dorëzohem

 

moza-per-finalen-big-brother-albania-203/05/09 02:06

“Nuk e mendoja që do rrija kaq gjatë këtu”- thotë moza për veten. Ajo thotë se mendonte që do dilte herët nga loja, ashtu sikurse dhe i kishn thënë shumë persona të tjerë. Anjeza i kujton se ajo do festojë ditëlindjen me ta, gjë që e priste me shumë dëshirë. Moza shpreh dëshirën për të shkuar deri në finale dhe se për këtë do përpiqet me të gjitha forcat e saja. Anjeza i jep kurajo dhe i jep mendimin se duke lexuar letrën e Polit, ajo mund të marrë zemër për të vazhduar, ashtu sic ka bërë këto ditë. “Nuk do dorëzohem”- thotë Moza. Anjeza tregon se për të, fakti që nuk u largua këtë mbrëmje, i jep shumë forcë për të vazhduar përpara, pasi dhe ajo mendonte se lojës së saj i erdhi fundi. Ajo e krahason këtë mbrëmje me një finale dhe shprehet se kjo ishte finalja për të.

2