Anjeza : Kam qënë ndryshe nga Zhuljeta

anjeza-per-zhuljet04-big-brother-albania-204/05/09 17:55

Gjatë kohës që banorët janë duke ngrënë Arjani tregon që kishte parë një ëndërr me Zhuljetën. Ai vazhdon duke thënë që me aq sa e ka parë nga jashtë, i dukej një person negativ. Adi thotë që Arjoni rrinte shumë me të. Qetsori ia kthen:-“Doli pak i trembur Arjoni nga ajo lidhje !” Anjeza ndërhyn duke e pyetur se për cfarë lidhjeje e kishte fjalën ai. Qetsori e sqaron duke i thënë që nënkuptonte lidhjen miqësore që kishte krijuar Arjoni me Zhuljetën. Sipas tij fakti që qëndronte gjithë kohës me të humbi shumë. Sipas Adelajdës Arjoni e pëlqente Zhuljetën. Anjeza ndërhyn duke thënë që ai e ka pëlqyer si shoqe. Arjani mendon që cdo mardhënie lind nga shoqëria dhe evoluon dhe bëhet dashurore. Anjeza thotë:-“Pak rëndësi ka, pasi unë kam qënë ndryshe nga Zhuljeta!” Qetsori thotë që sipas tij Arjoni nuk i jepte kofidenca , por Adelajda ndërhyn duke thënë që ato qëndronin gjatë gjithë kohës bashkë. Adi mendon që e ka bërë për efekt aleance. Sipas Adelajdës Arjoni e kishte tepruar duke qëndruar me Zhuljetën. Ajo thotë që dhe ai vetë e kishte pranuar një gjë të tillë. Anjeza ndërhyn gjatë gjithë kohës duke mbrojtur Arjonin. Adi thotë që në fillim të gjithë kishin menduar që ato do kishin një lidhje , por me kalimin e kohës ndryshuan mendim.

2