Dita e Dëshmorëve

ari-para-banoreve-big-brother-albania-205/05/09 11:12

Banorët ngrihen një nga një nga gjumi dhe dalin në kopësht ku dëgjojnë e këndojnë këngët e vendosura për ta.

Anjeza kujton se sot është Dita e Dëshmorëve dhe se kjo gjë i kujton të atin. Ajo ka vendosur kapelen e policit, në shenjë nderimi dhe kujtimi për të.

Moza thotë me entuziazëm se nesër fillon prova e javës, gara me makina të cilën po e pret me padurim. Adi i kujton se ajo nesër ka ditëlindjen dhe duhet të gëzojë më shumë për të, por moza ia kthen se me të dyja situatat ka për t’u kënaqur shumë.