Malin e Zi kriza ekonomike e zhyt në pasiguri

May 8, 2009   | Reportazh / Reportaža

malin-e-zi-kriza-ekonomike-e-zhyt-ne-pasiguri1Komunës më të pasur të Malit të Zi i është dashur të ndalë ndërtimin në një nga vendpushimet kryesorë të saj për mungesë të fondeve. Vetëm disa javë përpara sezonit kryesor turistik, qyteti i Petrovacit nuk i ngjan fotografive të shkëlqyera në kartolina, po në vend të kësaj përbëhet nga një shëtitore gjysmë e mbaruar, plazhe të papastruar dhe rrugë të pluhurosura.
Eshtë e pasigurtë se sa duhet të presë qyteti që t’i kthehet begatia. Komunës së Budvës nuk i del të paguajë firmat ndërtimore për të përfunduar punën. Komuna, e cila dikur mburrej me mbi 100 milionerë në popullsinë e saj prej 15,000 vetësh, po ndeshet tani me punonjësit që nuk kanë marrë rrogat për katër muaj.malin-e-zi-kriza-ekonomike-e-zhyt-ne-pasiguri2
Reputacioni i Budvës mbështetej në shitjet e shtëpive në bregdet, apartamenteve, hoteleve dhe tokës të huajve. Tani që kriza ka goditur globalisht, bankat që jepnin kredi, po i likuidojnë të njëjtat banesa.
Komuna vetë është në borxh 20 milionë euro, kryesisht për shkak të projekteve të dështuar të ndërtimit dhe përballet me një bllokim të llogarisë bankare. Budva nuk është e vetme në mjerimin e saj. Javën e shkuar, parashikimet e një rënie prej 4% në PKB të Malit të Zi këtë vit, tejkaluan parashikimet e mëparshme të qeverisë për rritje deri në 2.5%.
“Të ardhurat kryesore të buxhetit malazes në tremujorin e parë të këtij viti ishin 216 milionë euro, rreth 13.6% më pak sesa pritej,” tha ministria e financës. Ministri i Financave Igor Lukshiç po bisedon ndërkaq me Deutsche Bank për të rënë dakord mbi kushtet e një kredie prej 75 milionë euro që do të ndihmojë në rritjen e buxhetit prej 1.6 miliardë euro të vendit.
Qeveria, e cila tashmë përftoi një kredi prej 150 milionë euro nga Banka Europiane e Investimeve për të mbështetur likuiditetin e institucioneve financiare, po zhvillon gjithashtu bisedime me FMN dhe kreditorë ndërkombëtarë të tjerë.malin-e-zi-kriza-ekonomike-e-zhyt-ne-pasiguri
“FMN është gati të mbështesë sistemin tonë financiar me disa kushte,” tha Lukshiç pasi u kthye nga takimet në Uashington me FMN dhe Bankën Botërore muajin e kaluar.
Buxheti vuan nga një mungesë e investimeve të huaja, një burim të ardhurash që u tha papritmas. Më 2007, vendi pa pothuajse 60 milionë euro të ardhura nga privatizimi; shifra ra në 11.5 milion euro më 2008. Investimet e kontraktuara sollën 20,5 milionë euro më 2008, dhjetë herë më pak se më 2007, tha Zëvendës/Presidenti malazes Vujica Lazoviç më parë këtë javë.
Ai ofroi dy arsye për rënien e të ardhurave nga investimi. “Njëra është kriza e tregut global dhe e dyta është se ne nuk kemi shumë ndërmarrje që mund t’i ofrojmë për shitje, veçanërisht ndërmarrje tërheqëse.”

SETimes.com

YouTube Preview Image