Dinosha: Të respektohet vullneti i shqiptarëve

May 11, 2009   | Reportazh / Reportaža

PolitikaMalli më i mirë se mostra
Koha është për sjellje korrekte politike të subjekteve shqiptare, që do të respektonte vullnetin e shqiptarëve të shprehur në zgjedhjet e fundit parlamentare. Korrektësia ndaj këtij vullneti do të definonte qartë rolin dhe vendin e secilit nga subjektet që ka marrë pjesë në zgjedhje, gjë që do të çelte rrugë për një bashkëpunim të mirëfilltë të subjekteve nacionale shqiptare, në të mirë të interesit shqiptar, në Mal të Zi e më gjerë.
Rezultati i zgjedhjeve të 29 marsit të këtij viti, shikuar nga këndvështrimi i interesit politik të shqiptarëve, ka qenë më i mirë se ç’është pritur. Ky vlerësim qëndron simodoms kur dihet se shqiptarët në këto zgjedhje kishin dalur të copëzuar në pesë lista zgjedhore, duke u shtuar këtyre edhe listën e partisë në pushtet, e cila ende merr numër të konsiderushëm të votave shqiptare. Por vota e shqiptarëve bëri që subjektet nacionale shqiptare të marrin katër mandate në Parlementin e Malit të Zi, kurse partia në pushtet vetëm një, nga 5 mandatet që sigurojnë vendvotimet e veçanta në trevat shqiptare, zgjidhje kjo që është bërë pjesë e Ligjit zgjedhor që në vitin 1998. Pra, jo e rendomtë, por malli del më i mirë se mostra dhe bën që rezultati i zgjedhjeve të këtij viti t’u shëmbëllejë atij të fillimit të pluralizmit.
Ky rezultat , natyrisht, sjell përgjegjësi të reja për partitë dhe koalicionet shqiptare të cilat, për një apo arsye tjetër, tash një kohë të gjatë nuk kanë bashkëpunim të mirë. Ai që do të respektojë votën e shqiptarëve duhet t’i ketë të qarta disa fakte dhe situata që prodhon kjo votë dhe të sillet në pajtim me to.
Së pari, është e qartë se, falë votës së 29 marsit, Unioni Demokratik i Shqiptarëve vazhdon të jetë partia më e fortë shqiptare në Mal të Zi, kësaj here edhe më bindshëm se deri më tash. Këtë fakt duhet ta kuptojnë dhe ta pranojnë partitë dhe koalicionet e tjera shqiptare, nëse duan bashkëpunim të ndërsjellë më të mirë dhe nëse për bashkëpunim më të mirë do të ishte i gatshëm edhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve. Duke qenë në krye të tij, ky autor është i sigurt se UDSH është i gatshëm për bashkëpunim më të mirë e më të frytshëm ndërmjet partive shqiptare, madje është i gatshëm t’i prijë dhe ta formësojë e t’i japë trajtë këtij bashkëpunim, në pajtim me rolin prijës që del nga votat e shqiptarëve.
UDSH dhe kryetari i tij kishin qenë apsolutisht të gatshëm për të njëjtin bashkëpunim edhe po të kishte ndodhur që vota shqiptare të vendoste në pozicionin prijës ndonjë subjekt tjetër shqiptar. Ne kemi qenë për bashkëpunim edhe kur nuk kemi qenë më të fortit edhe kur ka patur më pak parti shqiptare. Andaj presim që kështu të sillen edhe subjektet e tjera shqiptare, sidomos tash kur është e qartë se UDSH ka pothuaj dyfish më tepër vota se ato veç e veç.
Le të kuptohet kjo si apel i përsëritur i UDSH-së karshi subjekteve të tjera shqiptare për bashkëpunim të cilin e pret çdo dashamirë i shqiptarëve, qoftë i brendshëm qoftë i jashtëm.
Bashkëpunimi politik ndërmejt nesh mund të përfshijë shumë segmente, hap pas hapi e jo përnjëherë, në pajtim me kërkesat e kohës.
Tash, ky bashkëpunim do të ishte i domosdoshëm në dy segmente – në formimin e Klubit të deputetëve të partive shqiptare dhe në rishqyrtimin e përbërjes së Këshillit Nacional të Shqiptarëve.
Tashmë është bërë konstituimi i legjislaturën së re të Parlamentit të Malit të Zi. Të gjitha subjektet parlamentare do të formojnë grupet e veta parlamentare, përkatësisht klubet e deputetëve. Këtë të drejtë e kanë natyrisht, edhe shqiptarët meqë Rregullorja e Punës së Parlamentit thotë se Klubi mund të formohet edhe me 3 deputetë. Kjo zgjidhje është bërë duke patur parasysh numrin e deputetëve të partive shqiptare në përbërjen e shkuar të Palrmentit. Por, në legjislaturën e shkuar, për shkaqe të njohura e jofatlume, klubi nuk u pat formuar. Do të ishte e pafalshme që kjo të ndodhte edhe tash ose të formohej diçka që do të bastardhonte votën e shqiptarëve. Pra, do të duhej që katër deputetët e partive shqiptare të forhomin klub të përbashkët, në krye të të cilit do të ishte përfaqësuesi i partisë më të fortë shqiptare.
UDSH është i gatshëm për të formuar Klubin e deputetëve të partive shqiptare, i vetëdijshëm se, në fazën e tashme të proceseve demokratike në Mal të Zi dhe me përvojën e krijuar në to, do të nevojitej zëri i përbashkët i deputetëve shqiptarë, së paku për çështjet kyçe që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përparimin e identitetit tonë kombëtar. Do të ishim, kështu, me seriozë edhe karshi faktorit vendimmarrës malazez edhe karshi atij ndërkombëtar, gjë që do të reflektohej në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve dhe në faktorizimin e tyre të mëtejmë në skenën partiake e shoqërore të Malit të Zi. Klubi do të prodhonte edhe një vend pune të ri, meqë do të kihej e drejta e angazhimit të sekretarit të klubit.
Ekspertët e të drejtave të pakicave nacionale në demokracitë evropiane i kanë quajtur këshillat nacionale të pakicave edhe “qeveri të pakicave”. Meqë këto janë formuar edhe në Mal të Zi, del se psh. Këshilli Nacional i Shqiptarëve është qeveri e shqiptarëve. Natyrisht se kjo qeveri duhet të ketë fatin e qeverisë së shumicës. Pas çdo zgjedhjeve parlamentare formohet qeveria e re, në bazë të rezultateve të zgjedhjeve. Qeverinë e formon, vetëm ose me të tjerët, subjekti, pra partia që ka marrë më së shumti vota. Pra, edhe në krye të “qeverisë së pakicës”, ta zemë, në krye të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, duhet të jetë përfaqësuesi i partisë e cila ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet paraprake parlamentare.
Përbërja e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, me fjalë të tjera, determinohet nga zgjedhjet paraprake parlamentare. Kjo duhet të kihet parasysh edhe pas votave të 29 marsit të këtij viti, edhe pse ligji nuk e ka qartësuar sa duhet këtë element, sikundër as rolin, hapësirën dhe përbërjen e Kuvendit të Elektorëve, në të cilin mund të votohen vetëm përfaqësuesit e sektori civil, e jo si na ka ndodhur ne para konstituimit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve që përfaqësuesit politikë të ngulfasin edhe Kuvendin e Elektorëve, duke mënjanuar përfaqësuesit e shoqërive civile, të cilët janë të domosdoshëm në përbërjen e një këshilli nacional.
Pra, Këshilli Nacional i Shqiptarëve, si trup përfaqësues politik i shqiptarëve legjitimohet në bazë të zgjedhjeve në të cilat marrin pjesë subjektet politike të tyre. Ai mund të jetë legjitim vetëm nëse reflekton rezultatin e zgjedhjeve. Meqë. KNSH është formuar para zgjedhjeve të 29 marsit të këtij viti, pas tyre ai duhet të ketë përbërje të re, në pajtim me rezuultatin e zgjedhjeve dhe me subjektet që kanë marrë pjesë në to, sepse në zgjedhje gjithmonë mund të paraqiten lista të reja, siç ka ndodhur edhe me shqiptarët në zgjedhjet e lartpërmendura. Ta zëmë, listës shqiptare i ka prirë përfaqësusi i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, z. Mehmet Bardhi, por i dyti ka qenë përfaqësuesi i njërës pjesë të Alternativës Shqiptare, z. Nikë Gjeloshaj, pa të cilin z. Bardhi kishte mbetur jashtë parlamentit. Në atë rast, pra, paraqitet subjekt i ri nga më shumë përbërës, që mund të shfrytëzojë të drejtat vetëm si një subjekt. Por, ta zëmë, sikur Nika të mos e shpëtonte Mehmetin, lista e tyre nuk do të mund të kishte hise në Këshillin Nacional të Shqiptarëve. Nga ana tjetër, tash kur kjo listë ka marrë një mandat (në tehun e censit), ajo mund të ketë hise edhe në Këshill, pra, ashtu sikurse në Parlament, me një përfaqësues.
Sidoqoftë, koha është për sjellje korrekte politike të subjekteve shqiptare, që do të respektonte vullnetin e shqiptarëve të shprehur në zgjedhjet e fundit parlamentare. Korrektësia ndaj këtij vullneti do të definonte qartë rolin dhe vendin e secilit nga subjektet që ka marrë pjesë në zgjedhje, gjë që do të çelte rrugë për një bashkëpunim të mirëfilltë të subjekteve nacionale shqiptare, në të mirë të interesit shqiptar, në Mal të Zi e më gjerë.
UDSH është i gatshëm t’u prijë, në këtë rrugë, subjekteve të tjera shqiptare të cilat duhet tua kthejnë shpinën smirave të deritashme të tyre.

Ferhat Dinosha
Koha Javore

Apatin,  Aran?elovac,  ?uprija,  ?a?ak,  ?apljina,  ?itluk,  ?abac,  ?ipovo,  ?iroki Brijeg,  ?ep?e,  ?ivinice,  Ba?ka Palanka,  Banja Luka,  Banovi?i,  Be?ej,  beograd,  Biha?,  Bijeljina,  Bor,  Bor?a,  Bosanska Gradi?ka,  Bosanska Krupa,  Bosanski ?amac,  Bosanski Brod,  Bosanski Novi,  Br?ko,  Bu?im,  Bugojno,  Cazin,  Crna Gora,  Derventa,  Doboj,  Donji Vakuf,  Drvar,  Dubrovnik,  Fo?a,  Fojnica,  Glamo?,  Gora?de,  Gornji Milanovac,  Gornji Vakuf,  gostivar,  Gra?anica,  Grada?ac,  Gradiska,  Grahovo,  Had?i?i,  Ilid?a,  In?ija,  Jablanica,  Jagodina,  Jajce,  Kakanj,  Kalu?erica,  Kikinda,  Klju?,  Konjic,  Kotor Varo?,  Kragujevac,  Kraljevo,  Kru?evac,  Kula,  Kupres,  Lakta?i,  Lazarevac,  Leskovac,  Livno,  Ljubinje,  ljublana,  Ljubu?ki,  Loznica,  Lukavac,  Maglaj,  Mladenovac,  Modri?a,  montenegro erlajnz,  mostar,  Mrkonji? Grad,  Neum,  Ni?,  Novi Pazar,  Novi Sad,  Novi Travnik,  Obrenovac,  Od?ak,  ohrid,  Ora?je,  Pale,  Pan?evo,  Para?in,  Pirot,  Po?arevac,  Podgorica,  Priboj,  Prijedor,  Prokuplje,  Prozor,  pula,  rijeka,  Ruma,  Sanski Most,  Sarajevo,  Senta,  serbija,  sibenik,  skopje,  Smederevo,  Smederevska Palanka,  Sokolac,  Sombor,  split,  Srebrenica,  Srebrenik,  Sremska Mitrovica,  Stolac,  Struga,  Subotica,  Temerin,  Tesli?,  tetovo,  Travnik,  Trebinje,  tuzla,  U?ice,  ulcinj,  Valjevo,  Velika Kladu?a,  Vi?egrad,  Visoko,  Vitez,  Vogo??a,  vojvodina,  Vranje,  Vr?ac,  Vrbas,  zadar,  Zagreb,  Zaje?ar,  Zavidovi?i,  Zenica,  Zrenjanin,  Zvornik,copacabana ulcinj,  h?tels,  hotel ulqin,  Kosova,  Mali i Zi,  Maqedonija,  Montenegro,  montenegro tourisme plage,  montenegro ulcinj,  Shpallje Falas,  Shpallje Falas per shitjen e shtepis se juaj,  Shpallje Falas per villat e juaj,  Shpallje Falas Real Estate,  Shpallje Falas turistike,  shqiperija,  tourisme,  Ulci?,  ulcinj,  ulqin,  ulqin hotel,  ulqini,  ulqini 2007,Ada Bojana,  Alba?czyk,  Cita di Dolcino,  Copacabana,  Czarnog?ra,  Czarnog?rzec,  Don Kichota,  Ma³a Pla?a,  Mandra,  MIGUEL DE SERVANTES,  p?³wyspy Marjan,  Pla?a Valdanos,  Rzeka Bojana,  Shas / ?as / Sva?,  Ulci?,  Ulcinjsk¹ Riwier?,  Wielka Pla?a,  Wyspa Bojana,GORA,??????????,???????,??????????, ?ern? Hora,TO ULCINJ / ULQIN,MONTENEGRO, Czarnog?ra, Muntenegru, ????? ????, Montenegr?,villa ? louer ? ulcinj, location de vacance, location saisonni?res, louer chambres,location de vacance, Locations vacance, h?bergements vacances, locations villa, logements de vacances, location maison avec piscine, Location vacance, locations de vacance, h?bergements de vacances, location, locations entre particulier, logements vacance, vacances ? Mont?n?gro - location ? Ulcinj ,location  de bigorre,Albaniku,  Artana,  Bujanoci,  Burimi,  Dardana,  Dardan?,  De?an,  Dibra,  Drenas,  Drenasi,  Ferizaj,  Ferizaji,  Fush? Kosova,Besplatni internet oglasi,Besplatni oglasi,besplatni mali oglasi,besplatni turisti?ki oglasi,oglasi, usluge, turizam,Turisti?ke usluge,Doma?i turizam,Besplatni Oglasnik,Brzi Oglasi Besplatno,Besplatno OglasavanjeTurizam,besplatni oglasi sa slikom,Turisticki informator besplatni,li?ni-oglasi,BESPLATNI Turisticki OGLASI SA SLIKAMA,BESPLATNI Turisticki Oglasi saVideom,turisticki smestaj oglasi,Turisti?ki vodi? balkana,BESPLATNA REZERVACIJA SMESTAJA,Postavite besplatno Vas oglas,FREE TOURIST GUIDES,Izdavanje-Turizam oglasi,Balkan Turisticki vodic,shpallje turistike falas,Shpallje Falas,Shpallje falas per Komplekse Turistike,Lajmerime,Njoftime,shpallje shqip per shqiptaret ne shqiperi kosova maqedoni,mal te zi,Fush? Kosov?,  Gjakova,  Gjakov?,  Gjilan,  Gjilani,  Gostivari,  Istog,  Istog•,  Ka?anik,  Ka?aniku,  Kastrioti,  K?r?ova,  Klina,  Klin?,  Kumanova,  Leposaviq,  Leskovci,  Likova,  Lipjan,  Lipjani,  Malisheva,  Malishev?,  Manastiri,  Medvegja,  Mitrovica,  Mitrovic?,  Novob?rd?,  Obiliq• Rahovec,  Ohri,  Peja,  Pej?,  Podujeva,  Podujev?,  Presheva,  Prishtina,  Prishtin?,  Prizren,  Prizreni,  Rahoveci,  Sharri,  Sharri (Kosov?),  Shkupi,  Sht?rpca,  Sht?rpc?,  Shtime,  Sk?nderaj,  Struga,  Tetova,  Theranda,  Therand?,  Triumf Riza,  Veleshta,  Viti,  Vitia,  Vushtrri,  Vushtrria,  Zubin Potok,  Zubin Potoku,  Zvecan,  Zve?ani,Struga,Gostivari,Gostivar,Ker?ova,Tirana,Durr?si,Elbasani,Shkodra,Tuzi,Vlora, Kor?a,Fieri,Berati,Lushnja ,Kavaja,Pogradeci,La?i,Gjirokastra,Patosi,Kruja,Ku?ova,Kuk?si,Lezha,Saranda,Peshkopia,Burreli,C?rriku,?orovoda,Shijaku,Librazhdi,Tepelena,Gramshi,Poli?ani,Bulqiza,P?rmeti,Fush?Kruja,Kamza,Rr?sheni,Ballshi,Mamurrasi,BajramCurri,Erseka,Peqini,Divjaka,Selenica,Bilishti,Roskoveci,Puka,Memaliaj,Rrogozhina,Ura Vajgurore,Himara,Delvina,Vora,Kopliku,Maliqi,P?rrenjasi,Kruma, Libohova,Orikumi,Fush?-Arr?za,Sh?ngjini,Rubiku,Miloti, Leskoviku,Konispoli,K?lcyra,Krasta,K?rraba,Manastiri,Hara?ina,Likova,Prilepi,Zajazi,Vrap?ishti,Bogovin?,