Hajdinaga: Ejani për pushime në Ulqin

May 11, 2009   | Turizmi / Turizam

komuna-e-mitrovices-1_gezim-hajdinaga-prezanton-ulqinin-ne-mitrovice1Kryetari i Ulqinit vizitoi Mitrovicën
Kryetari i komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, ka vizituar të dielën Mitrovicën,meç’rast është pritur nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi.Të dy kryetarët kanë biseduar thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy komunave, me theks të veçantë në atë të turizmit. Kryetari Hajdinaga, dukeu fokusuar në sezonin turistik të sivjem, tha se ndër çështjet e rëndësishme që duhet të dinë mitrovicasit që do t’i kalojnë pushimet verore në bregdetin e bukur të Ulqinit, është ulja e çmimeve sa i përket shërbimeve bregdetare për 20 për qind. Gjithashtu ai ceku edhe sigurinë e ofruar nga strukturat e rendit. “Policia e Malit të Zi ka marrë instruksione që turistët, sidomos ata të Kosovës të trajtohen në mënyrën më të mirë”, tha ai. Më pas kryetari Hajdinaga, theksoi se pushuesit nga Kosova do të mund të hyjnë dhe qarkullojnë nëpër Mal të Zi edhe pa pasaporta, por vetëm me letërnjoftime, duke përfshirë këtu edhe pikën kufitare që lidh Malin e Zi me Shqipërinë. Ai potencoi se shqiptarët e Kosovës edhe para shpalljes së pavarësisë, por sidomos tani pasi që edhe Mali i Zi e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, kanë edhe një arsye më të madhe, që t’i forcojnë lidhjet me këtë shtet fqinj dhe me vëllezërit e tyre në Ulqin dhe në viset tjera shqiptare të këtij shteti. Ndërkaq, kryetari Rexhepi pasi fillimisht e njoftoi homologun e tij nga Ulqini për gjendjen e përgjithshme në Mitrovicë dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet kjo komunë, tha qytetarët mitrovicas vazhdimisht kanë preferuar që pushimet verore t’i kalojnë në Ulqin, për shkak se ka qenë një qytet me të cilin e ka lidhur infrastruktura rrugore, përderisa pasluftës mungesa e lirisë së lëvizjes nëpër Magjistralen e Adriatikut ka bërë që rruga të jetë më e gjatë. Megjithatë, ai shprehu besimin se mitrovicasit sikur edhe në të kaluarën nuk do ta harrojnë mikpritjen ulqinake. Në këtë kontekst, u përmenden edhe shkëmbimet kulturore, për çka u pajtuan të dyja palët.

Hysni Syla
BOTA SOT

http://mcm.travel/mn/video/plazhi_mcm.flv