Anjeza dhe Mimoza : Emocionet e herës së parë

mozaanjezamakinat-big-brother-albania-208/05/09 00:25

Anjeza dhe Moza diskutojnë për provën e javës, që këtë mbrëmje ishte e përbërë nga dy faza: në fazën e parë gara më bicikleta e më pas ajo me makina. Të dyja vajzat shprehen shumë entuziaste për lojën dhe tregojnë se u kënaqën shumë, si fëmijë. Anjeza mendon se të tjerët nuk u kënaqën aq sa ato ose nuk e shprehën shumë entuziazmin. Ajo tregon se një natë më parë, ishte shumë e emocionuar pasi hipi për herë të parë në makinë të tillë dhe nuk dinte ta ngiste. “Përjetova të njëjtat emocione si ato kur hyra për herë të parë në këtë shtëpi”- thotë Anjeza. Moza thotë se i dukej fantastike, sidomos tek rruga e drejtë ku i jepte gaz makinës. “Mbrëmë kemi qënë si në ajër”- shprehet ajo.