Bjordi : Na mungon Moza

bjordi-11maj-2-big-brother-albania-211/05/09 00:42

Djemtë ndodhen të vetëm në dhomën e gjumit. Edhe pse janë shtrirë për të fjetur, bisedat mes tyre nuk mungojnë. Ata nuk harrojnë të kujtojnë banoret e fundit të eleminuara dhe disa pjesë nga spektakli. Ata kujtojnë Mozën me batutat dhe të qeshurën e saj karakteristike dhe shprehen se e ndjejnë mungesën e saj. Bjordi kujton kur ajo u përball me Tanin dhe përgjigjen e saj që shkaktoi shumë të qeshura tek publiku sepse tha që ka bërë të njëjtat gjëra si ai. Sipas tij, ishte Moza ajo që shkaktoi eleminimin e Tanit, pasi ai u përball me të gjatë javës që ishin të dy në nominim dhe Moza ia ktheu duke i thënë se po merrej me të sepse ajo ishte më e vogla. Ata vazhdojnë të qeshin duke kujtuar edhe batutat mes tyre. Sori thotë se Adi binte shpesh dakord me mendimin e Mozës për ndonjë bisedë, ndërkohë që ajo mund të ishte në gjum ose nuk merrte pjesë fare në bisedë.

7