Doli nga shtypi libri “Shasi i lashtë, monument i kulturës”
Doli nga shtypi libri “Shasi i lashtë, monument i kulturës”
Këto ditë doli nga shtypi libri “Shasi i lashtë, monument i kulturës”. Libri është përmbledhje e kumtesave të mbajtura në Sesionin shkencor me të njëjtin emër i cili u organizua nga Shoqata “Ora” më 16-17 maj 2008 në Ulqin. Në libër përfshihen kumtesat e 13 studiuesve nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova që morën pjesë në Sesion.
Kumtesat trajtojnë në mënyrë kronologjike dhe multidisiplinare Shasin, që nga periudha e lindjes së tij deri në ditët e sotme.
Libri fillon me parathënien e shkruar nga Këshilli redaktues, vazhdon me fjalën e hapjes së kryetarit të Shoqatës “Ora”, z. Ismet Kallaba, dhe fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunës së Ulqinit, z. Gëzim Hajdinaga. Më pas vijojnë 13 kumtesat sipas rendit të lexuar në Sesion. Libri vazhdon me Përfundimet e Sesionit të hartuara nga prof. Dr. Shaban Sinani dhe prof. Dr. Jahja Drançolli, si dhe Fjalën e mbylljes së mr. Riza Rexhës. Në fund të librit është dhënë Fotoalbumi me fotografi të realizuara gjatë Sesionit shkencor.
Ky është libri i parë që botohet nga Shoqata “Ora”, e cila ka në plan që të në ardhmen librin në fjalë ta botojë edhe në gjuhën malazeze dhe angleze.
Botimi i librit është mundësuar nga Komuna e Ulqinit në kuadër të konkursit për organizatat joqeveritare.
Libri është botuar në 1000 kopje dhe është shtypur në shtypshkronjën “Toena” në Tiranë.
Shënim: Disa pjesë nga libri mund ti lexoni këtu
Kjo video eshte nje pjese nga dokumentari Exclusive te autores Monika Stafa, shfaqur per here te pare me dt. 10.05.2009, ne kanalin prestigjoz Top Channel.
Iniciativen per realizimin e ketij dokumentari e ka dhene shoqata ORA, Ana e Malit – Ulqin, iniciative qe u perkrah menjehere nga autorja ne fjale.
Faleminderit!
Shasi emision realizuar nga Top Channel dhe ju dëshirojm shikim të kanshëm .Video I-II-III-IV