Shoqata ORA ben thirrje për të kontribuar

May 21, 2009   | Lajmet / Vijesti

shoqata-oraPër mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të planifikuara, në kuadrin e të cilëve është edhe manifestimi tradicional “Pranvera në Anë të Malit 2009”, shoqata ORA ka nevojë edhe për kontributin tuaj.

Kontributet tuaja brenda Malit te Zi mund te derdhën në xhirollogarinë e shoqatës ORA e cila është:
BANKA KOMERCIALE MALAZEZE – Filiali Ulqin, nr i xhirollogarisë: 510 – 10123 – 32

Gjithashtu për bashkëatdhetaret tonë që jetojnë jashtë vendlindjes instruksionet për pagesë mund ti gjejnë këtu:

Për Europë – shkarkoje këtu
Për Amerikë – shkarkoje këtu

manifestimi-tradicional-_pranvera-ne-ane-te-malit

Shoqata “Ora” inicon konservimin e eksponateve të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike në Shas

Shoqata “Ora” i është drejtuar Qendrës së Kulturës Ulqin me kërkesën për inicimin e realizimit të konservimit të eksponateve arkeologjike të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike në Shas.
Në kërkesën-iniciativën drejtuar drejtorit të Qendrës së Kulturës Ulqin, z. Shaban Gjeka, Shoqata “Ora” rikujton se kjo organizatë më 16-17 maj 2008 ka organizuar Sesionin Shkencor “Shasi i lashtë, monument i kulturës”. Nga ky sesion janë nxjerrë përfundimet, njëri prej të cilëve është që të bëhet konservimi i eksponateve arkeologjike të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike në vitin 1985 në Shas.

Kërkesës i ka paraprirë një vizitë e përfaqësuesve të Shoqatës “Ora” në Muzeun e Ulqinit, më 3 tetor 2008, me qëllim të njohjes me gjendjen e eksponateve arkeologjike. Përfaqësuesit e Shoqatës “Ora” janë njoftuar nga udhëheqësja e këtij muzeu, znj. Mileva Nikolaidis, se në depon e tij ndodhen rreth 190 eksponate të ndryshme të pakonservuara, të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike në Shas.

Në kërkesë thuhet se Organizata joqeveritare “Ora” do të mundohet që brenda një afati sa më të shkurtër kohor të grumbullojë mjetet e nevojshme financiare për realizimin e konservimit të eksponatave në fjalë.
“Ora” kërkon nga Qendra e Kulturës ndërmarrjen e të gjitha procedurave të nevojshme paraprake për realizimin e projektit të konservimit të eksponateve të lartpërmendura.

http://shoqata-ora.org

Kjo video eshte nje pjese nga dokumentari Exclusive te autores Monika Stafa, shfaqur per here te pare me dt. 10.05.2009, ne kanalin prestigjoz Top Channel.

Iniciativen per realizimin e ketij dokumentari e ka dhene shoqata ORA, Ana e Malit – Ulqin, iniciative qe u perkrah menjehere nga autorja ne fjale.

Faleminderit!

Shasi emision realizuar nga Top Channel dhe ju dëshirojm shikim të kanshëm .Video I-II-III-IV

http://shqiphost2.top-channel.tv/18754796/procesisportiv/exclusive10maj.flv