Eliza Dushku e lidhur me një aktorë me ngjyrë

May 22, 2009   | Lajmet / Vijesti

eliza-dushku_rick-foxEliza Dushku, aktorja e njohur shqiptare, e cila së fundmi ka interpretuar në serinë televizive “Dollhouse” është komentuar nga revistat amerikane për lidhjen e saj me aktorin kanadez që ka qenë gjithashtu dhe një lojtar I basketbollit profesionist Rick Fox. Çifti flitet se është parë duke shijuar disa netë mjaft argëtuese në Miami, në Florida dhe në Las Vegas, Nevada. “Të dy janë përpjekur që të fshehin marrëdhënien që ekziston mes tyre, por padyshim kjo lidhje është vërtet shumë e nxehtë” ka treguar një burim për “Star Magazine”. “Ajo është totalisht e tërhequr dhe sëbashku kalojnë vërtet momente të mrekullueshme”. Përpara romancës me Rick Fox, Eliza Dushku ka patur dhe një lidhje tjetër me Brad Penny, i cili aktualisht luan në “Major League Baseball” për skuadrën e “Boston Red Sox”, ndërsa Rick, ka qenë i martuar me këngëtaren dhe aktoren Vanessa Ëilliams, me të cilën ka dhe një vajzë me emrin Sasha.

Bluetooth


YouTube Preview Image