Mali i Zi uron”marrëdhënie miqësore”me Beogradin

May 24, 2009   | Rajoni / Region

vujanovic_tadicMali i Zi uron të ketë “marrëdhënie të ngushta dhe miqësore” me Serbinë megjithë mosmarrëveshjet për Kosovën, deklaroi presidenti malazez, Filip Vujanovic, që fillon nesër një vizitë në Beograd dhe që ka si synim ngrohjen e marrëdhënieve dypalëshe.
“Mosmarrëveshjet  me Serbinë për Kosovën nuk duhet të venë në rrezik interesin e përbashkët të dy vendeve të Ballkanit për të bashkëpunuar dhe për të mbajtur marrëdhënie miqësore dhe të ngushta”, deklaroi presidenti malazez në një intervistë  të botuar sot nga e përditshmja “Politika”.
“Ne e kemi njohur pavarësinë e Kosovës pas qëndrimeve të përsëritura (…) dhe shpesh të shprehura në publik… nga partnerët tanë” të BE-së dhe NATO-s, sipas të cilave Podgorica duhej të “ndante qëndrimin e tyre lidhur me çështjen e Kosovës”, vijoi presidenti Vujanovic.
Mali i Zi e njohu pavarësinë e Kosovës tetorin e kaluar, një vendim që solli një ftohje serioze të marrëdhënieve me Beogradin. Ky vendim u ndje edhe me më shumë dhimbje nga Beogradi, pasi marrëdhëniet e Serbisë dhe Malit të Zi kanë qenë gjithmonë shumë të ngushta historikisht.
Ambasadori malazez në kryeqytetin serb, ishte lutur të largohej atëherë nga Beogradi.

Burimi / ShtypiDites

YouTube Preview Image