Mbahet forum biznesi mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

May 31, 2009   | Rajoni / Region

predsjednik-crnogorske-komore-velimir-mijuskovicTiranë, 30 maj- Dje në Tiranë u mbajt, forumi i parë i biznesit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, i organizuar nga dhomat e tregëtisë së dy vendeve.
Gjok Uldedaj, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe homologu malazez Mijushkoviç kanë bërë thirrje për rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, janë të vetmet vende të rajonit që kanë një bilanc tregtar pozitiv.
Sipas ekspertëve, pavarësisht rritjes së fortë të shënuar vitet e fundit pas nënshkrimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë, Cefta, tregëtia në Shqipëri dhe rajon mbtet ende e ulët.

Bota Sot