Ekspresionizmi apstrakt dhe koloriti i një intimisti

June 15, 2009   | Shtypi / Mediji

Gjergj Noc MartiniReflektimi kolorit i atmosferës
Duke u larguar gradualisht nga pikturat surrealistike, drejtohet nga ekspresionizmi i formës dhe koloriti intimist, ndërsa pak më vonë edhe tek ekspresionizmi abstrakt.
Gjergj Noc Martini në zgjedhen e motivit dhe orientimit të tij artistik, në fillim u mbështet në vlerat klasike të artit; por vende vende duke iu përkushtuar idoleve të mëdhenj, ndërsa pak më vonë, në kallëpet surrealiste vizualizon, përkujtimet nga fëmijëria. Pikturat e tij më së shpejti ishin të ngjyrosura me ngjyra të zbehta melankolike, përjetime të cilave koha u dha dimesione të tjera forme dhe ngjyre, përceptime të tjera dokeve dhe rrethinës pitoreske të Shtojit. Si ai vetë di të thotë: “ Ky është ndikimi i bisedave të moshuarve dhe pleqve tanë, nga jeta e vështirë dhe me sakrifca e paraardhësve, duke jetuar dhe punuar në malet e Malësisë…”
Transponimi i hapësirës në kuadrot e vokacioneve surrealiste ka lënë mbresa të mëdha në pikturën e Gjergj Noc Martinit. Disa nga këto do të mbesin konstante, siç është mbështetja në linjë, por edhe drejtimi ka format më të vogla në të cilat “… mbërrin koncentrimin maksimal të veprës së pikturës, ku kondenzon (idenë) e pikturës deri tek thelbi i vetëm”. (M. Maroviq, J. Vujaçiq)
Duke u larguar gradualisht nga fotografitë surrealiste, drejtohet nga ekspresionizmi i formës dhe koloriti intimist, ndërsa pak më vonë edhe tek ekspresionizmi abstrakt. Saktësisht, këtu ndodhi hapësira më e rëndësishme në pikturën e Noc Martinit. Brendinë e tij dalluese O. Raduloviq e sheh në pikturë. Kompozicioni IV;”… edhe pse bëhet fjalë për pikturës abstrakte, përsëri bëhet fjalë për peisazh, por kësaj rradhe vetëm si asocijim në vendlindje. Asgjë më tepër. Mirëpo, mu në këtë pikturë u përrballua vështirësia më e madhe e një piktori; që t’mos ketë shumë objekte në punim. U hap rruga për realizimin e termeve të reja, siç është para së gjithash ekpresionizmi asociativ. Mbasi që peisazhi më nuk është i caktuar, ai kalon në domenin e kujtimit në karrigë, figurës së çzformuar, deri në telefon, por edhe çdo gjë tjetër që mund ta provokojë vëmendjen e vështruesit. Ky aluzion në motiv ka lënë hapësirë të madhe në kërkimin e vetëshprehjes, për autoktoninë, ngjyrën e fortë por neutrale, e gjithë kjo me një komponim emocionues…”
Procesi i reduktimit i cili në masë të madhe e caktoi vlerën e Kompozicionit IV dhe pikturave të tjera të radhës në këtë fazë, është intensifikuar deri te punimet krejtësisht abstrakte, të cilat i reprezenton Mëngjesi, e cila mund të merret edhe si “krijesë” autonome e piktorit. Për nga tema Noc Martini, bazën e pikturave e themelon në reflektimin e atmosferës, ndoshta rrethinës jo edhe aq magjepsëse, sa çuditërisht të palënduar, të përcaktuar me bordurë të gjërë, e cila e hap skenën e brendsisë. Kjo është qetësia e mëngjesit e “mbledhur” nga një regjion në mbrendi të Mediteranit, me shenjat e parafillimit dhe mbretërisë se dritës. Hapësira me mëngjes të atillë, e çliruar nga balasti pamor, për të mbetur vetëm dhe vetëm mbresa e qiellit, e tokës dhe qetësisë. Pra, faktet e largëta të rrethinës të përmbledhura në shenjë të pavarësisë artistike.
Pas “Mëngjesit” pikrotir i rikthehet figurativitetit, akteve femërore, vizatimeve suptile. Me kthimin nga qetësia e rrethinave asociative në bukurinë e intimitetit, Noc Martini zbulon sentimentin esencial, nevojën që me vizatime narrative të krijojë një komponim të ndryshëm pamor me elementet e tija të fillimit, por njëkohësisht, ta “arsyetojë” me shprehje të tij individuale dhe lapidare, ndërrimin e kahjes së tij stilistike.
Njëkohësisht paraqiten edhe lidhjet e forta me motiv të njëjtë inspirativ të vendlindjes, posaçërisht figura pitoreske, por edhe peisazhe.
Në lirinë artistike nganjëherë mund të vërehen edhe elemente fantastike, posaçërisht në komponimin e figurave. Ato fleta të cilat rikthejnë vizione të shtytura, e fuqizojnë konstatimin e Slavoniqit se Gjergj Noc Martini nuk krijon plotësi të cikleve të mbyllura, por varësisht nga inspirata, hulumton, lëviz dhe substituon eksplikatet e veta…” Pa dyshim, edhe rikthimi i tij në fantastikë nuk është themeli i tij i fundit stilistik.

Mlladen Llompar
(Përktheu Sahibe Hoxha)
Koha Javore