Hapet tenderi për privatizimin e NHT “Riviera e Ulqinit”

June 15, 2009   | Ekonomia / Ekonomija

NHT_Riviera e UlqinitNë shitje 60.73 për qind e aksioneve

Agjencia për Ristrukturimin e Ekonomisë dhe Investimet e Huaja u ka bërë thirrje investitorëve të interesuar që deri më 8 shtator të dërgojnë ofertat për blerjen e 60.73 për qind të aksioneve të NHT “Riviera e Ulqinit”.
Kërkesat për blerjen e dokumentacionit të tenderit, me çmim prej dhjetë mijë eurosh, mund të bëhen deri më 7 shtator, kurse blerësit e interesuar mund të vizitojnë ndërkohë kompaninë dhe dhomën me të dhëna.
Pjesëmarrësit në tender mund të formojnë konzorcium me kompanitë e tjera para apo pas blerjes së dokumentacionit të tenderit. Në kuadër të tenderit duhet të jetë e parashikuar përgjegjësia solidare e anëtarëve të konzorciumit për obligimet nga tenderi dhe kontrata e shitblerjes.
Para dhënies së ofertës, blerësit e interesuar duhet të paguajnë shumën depozituese apo të ofrojnë garanci bankare pa kusht, në shumë prej 150 mijë euro.
Në thirrje thuhet se detajet mbi mënyrën e pagesës së çmimit të shitblerjes do të definohen me kontratë të posaçme me blerësin e zgjedhur, i cili do të obligohet që të realizojë programin investues.
Pronarë të aksioneve të NHT “Riviera e Ulqinit” të ofruar për shitje janë Fondi i Sigurimit Pensionist-Invalidor me 24.18 për qind, Fondi për Zhvillim me 18.79 për qind, Qeveria e Malit të Zi me 9.7 për qind dhe Enti për Punësim me 8.06 për qind.
Vlera nominale e kapitalit të NHT “Riviera e Ulqinit” është 81.52 milionë euro, ndërsa është e ndarë në 1.59 milionë aksione me vlerë nominale prej 51.13 euro.

Kohapress

http://www.velikaplaza.info/gallery/video/stream.php?f=Velika_Plaza_movie_Jan_2009.flv