Pasurohet vitrina e medaljeve ndërkombëtare

June 22, 2009   | Sporti / Sport

KLUBI I TAEKWONDO-se _ULQINITaekwondo-së “Ulqini” i ka shtuar vitrinës së medaljeve të fituara në garat ndërkombëtare edhe shtatë medalje të tjera, duke e rritur numrin e medaljeve të fituara gjatë këtij viti në 18, në katër turne me karakter ndërkombëtar ku ka marrë pjesë gjatë këtij viti.
Garuesit e KT “Ulqini” kanë fituar dy medalje të arta, tri medalje të argjendta, dy medalje të bronzta si dhe dy kupa në Turneun “Fojnica Open – Bosna dhe Hercegovina”, i cili u mbajt në fundjavë.
Me medalje të arta u kurorëzuan Arben Kollari dhe Rinor Jahja, të cilët u shpërblyen edhe me kupa. Për të arritur te medalja e artë Kollarit u desh të fitonte dy, kurse garuesit Jahja tri luftra.
Tri medaljet e argjendta për KT “Ulqini” i fituan Mersodin Kurti, Allmedin Suka dhe Arijeta Zati, e cila në ndeshjen finale përkundër rezultatit 4:3 në favor të saj, për shkak të dëmtimit, ishte e detyruar ta dorëzojë luftën.
Medalje të bronzta fituan Medina Kanaqi dhe Esad Kraja.
KT “Ulqini” mori pjesë në këtë garë me 11 garues. Për shkak të lëndimit në këtë garë nuk mori pjesë Artan Zenuni, njëri prej garuesve më të mirë dhe më suksesshëm të këtij klubi.
Kryetrajneri i KT “Ulqini”, Fikret Dushku, thotë se përkundër vështirësive financiare kanë arritur të marrin pjesë edhe në një garë të rëndësishme me karakter ndërkombëtar.
“Suksesi në arenën ndërkombëtare i cili po rritet gradualisht nga viti në vit na bën krenarë që të paraqitemi në sa më shumë gara të tilla si dhe na jep vullnet dhe shpresë për punë”, thotë ai, duke falënderuar sponsorin e përgjithshëm “Tapacir Kurti” dhe prindërit e vetë garuesve për mbështetjen financiare për pjesëmarrje në këtë garë.
Në Turneun “Fojnica Open – Bosna dhe Hercegovina”, morën pjesë gjithsej 265 garues nga 37 klube të ndryshme nga pesë shtete të rajonit.
I.K
Koha Javore

YouTube Preview Image