Ulqini ashtë duke ju pritur, mos na harroni!

June 28, 2009   | Turizmi / Turizam

plazhi madhe_ulqinNe sezonin e veres Ulqini duket sikur rrezellin ne çdo cep te tij. Ne kete qytet gjithçka funksionon ashtu siç duhet. Te pakten kjo ndjesi i krijohet nje vizitori te huaj qe e prek nga afer kete porte te Malit te Zi. Ne Ulqin nuk mungon uji e as dritat. Aty mund te levizesh lirisht ne çdo ore te nates, nderkohe qe lokalet jane “non stop” dhe rruget jane te gjitha te asfaltuara. Turizmi per Ulqinin eshte qellim me vete. Per banoret e ketij qyteti, ai eshte mundesia e vetme per te jetuar. Ndaj sapo sezoni i veres troket ne dere, gjithçka leviz, te gjithe angazhohen per te pritur ne menyren me perfekte pushuesit e shumte nga mjaft vende te Evropes e jo vetem te ketij kontinenti.
“Te gjithe per turizem” Nen kete moto ka qenë dhe do mbetet sllogani per Ulqin.plazhi madhe_ulqin.1
Ulqini ka geluar nga aktivitetet shumica ne fund te muajit maj e tani ne ditet e para te qershorit. Qellimi i te gjitha aktiviteteve te bera ne kete qytet ishte promovimi i turizmit. Nderkohe qe keto aktivitete nuk kane pasur asnje investim nga Ministria e Turizmit apo institucione qeveritare te Malit te Zi. Gjithcka eshte organizuar nga vete Komuna e Ulqinit, biznesmenet e ketij qyteti dhe OJQ-te.”Turizmi kerkon nje perfshirje te te gjitheve, pasi Ulqini varet nga zhvillimet ne kete fushe.
Nisur nga ky fakt, ne kemi menduar qe te jemi promotore te iniciativave per zhvillimin e aktiviteteve ne favor te turizmit, pa pritur qe te kemi donacione nga qeveria, e cila eshte treguar indiferente tho njeri nga “Ulqin Biznes Association”.HandBooll  ne plazhin e ulqinit
Kultura perendimore ne trajtimin e turizmit u ka dhene ulqinakeve mundesi qe ta kthejne turizmin ne sigurim jetese. Ulqini ka rreth 25 mije banore. Ne kohen e sezonit te plazhit popullsia e ketij qyteti rritet. Kapaciteti maksimal i strehimit te pushuesve eshte 130 mije veta ne nate.
Me gjithe mbipopullimin, incidentet qe mund te ndodhin jane minimale. E ndersa sezoni i ri po nis ne Ulqin, duket se çdo gje eshte gati.
Çmimi mesatar eshte 5 euro nata per person (varion sipas hoteleve).
Nderkaq, çmimi per trajtim te plote (me ngrenie) arrin ne 15 euro per person (ne hotelet luksoze 27 euro per person).

Link: www.visit-ulcinj.com
ulcinj-info_holiday-in-montenegro,Simply, travel, Ulcinj,Ulqin,Long Beach,ada bojana, Holidays in montenegro, apartments, cottages, hotels, accommodation, information, maps, holiday, tour operators, car hire, winter,travel, holiday in ulcinj, book, flights in montenegro, booking ulcinj montenegro,holiday apartments in montenegro,beaches in montenegro,all inclusive montenegro,montenegro adriatic sea,Apartmani, Appartements, booking, buy, car, Cobi House, Estate, hire, holiday, Home, Hotel, House, Land, last minute, Montenegro, Plots, Properties, Property, Real, Realtor, rent, rental, room, Travel, Ulcinj, Ulqini, Vacation,