Soni nuk gjen kohë për pushime

August 12, 2009   | Lajmet / Vijesti

Soni MalajKëngëtarja Soni Malaj kishte bërë plan të vizitojë Spanjën për pushimet e kësaj vere, por plani i saj ka dështuar dhe kjo për faj të albumit të ri. Soni dëshiron t’i japë edhe një shtytje karrierës së saj muzikore dhe është duke punuar intensivisht në përfundimin e albumit të saj të ri. Për shkak se dëshiron të nxjerrë një muzikë ‘të paparë’ dhe të realizojë këngë kualitative, albumi i Sonit nuk do të mund të përfundohet deri në fund të muajit shtator, që i pamundëson asaj të shijojë motin e mirë të verës. “S’kam kohë për pushime. Po më shtyhet puna e albumit për shkak të disa detajeve të vogla, por edhe për shkak të teksteve që po përgatiten”, ka thënë Soni për Bluetooth.

Bluetooth

YouTube Preview Image

1