Cafo Beg Ulqini: Mbeti i pashuar për t’u lavdëruar

August 15, 2009   | Shoqëria / Društvo

Libri i Cafo Beg UlqiniNë plejadën e patriotëve shqiptarë të shekullit që sa kaloi, një vend nderi zë edhe Cafo Beg Ulqini. Ky u shfaq në horizontin shqiptar jo si i rastësishëm, si ndonjë meteor që lë mbrapa një rreze drite dhe në pak sekonda zhduket në pafundësi, por lindi si yll mëngjesi dhe mbeti i pashuar për t’u lavdëruar për së gjalli dhe për t’u nderuar dhe kujtuar me respekt për së vdekuri.

“E vërteta historike nuk mund të harrohet dhe as të fshihet për interesa të çfarëdolloji qofshin ato. Figura të tilla si Cafo Beg Ulqini, që punuan dhe luftuan me përkushtim për shpëtimin e kombit në çastet më të vështira për të, nderojnë qytetin që i lindi, kombin për të cilin shkrinë jetën dhe, njëherësh, ua ndriçojnë rrugën gjeneratave të reja, drejt idealeve të pastra kombëtare.
Në plejadën e patriotëve shqiptarë të shekullit që sa kaloi, një vend nderi zë edhe Cafo Beg Ulqini. Ky u shfaq në horizontin shqiptar jo si i rastësishëm, si ndonjë meteor që lë mbrapa një rreze drite dhe në pak sekonda zhduket në pafundësi, por lindi si yll mëngjesi dhe mbeti i pashuar për t’u lavdëruar për së gjalli dhe për t’u nderuar dhe kujtuar me respekt për së vdekuri. Në historinë e popujve, të tillë burra, vepra e të cilëve kalon gojë më gojë dhe fiton pavdekësinë, vijnë pak në jetë…”

Tanush Mulleti
Koha Javore

YouTube Preview Image

2