Olta Boka: E vërteta e miqësisë sime me izraelitin, që më vodhi këngën

August 22, 2009   | Lajmet / Vijesti

Olta Boka nga Shqipëria _ Noaz Mauda nga IzraeliNë Eurosong 2008, Olta Boka nga Shqipëria dhe Noaz Mauda nga Izraeli konkurronin njëri-tjetrin. Ai është
këngëtari i momentit në Izrael dhe sapo ka publikuar një album të ri, ku një nga këngët e përfshira në të është pikërisht “Zemrën lamë peng”, që përfaqësoi Shqipërinë po atë vit. Pas supozimeve se Olta ia kishte dhuruar vetë këngën 22-vjeçarit, këngëtarja tregon në këtë intervistë të vërtetën e saj:
Si është e vërteta në lidhje me huazimin që i ka bërë këngës tënde “Zemrën lamë peng”, artisti i ri nga Izraeli, Boaz Mauda?
Këngëtari izraelit Boaz Mauda, sapo ka hedhur në treg albumin e tij, ku mes këngëve të tjera është dhe kënga ime “Zemrën e lamë peng”. Versioni i kësaj kënge në gjuhën izraelite është identik në aspektin muzikor me këngën time përveç disa ndryshimeve shumë të papërfillshme në orkestrim.
Përse kujdesesh ta quash huazim dhe jo vjedhje?
Faktikisht kjo është vërtet vjedhje, por unë kam gjetur termin huazim për të zbutur paksa tonet e situatës. Veprim ky që i shërben angazhimit tim për t’i marrë gjërat sa më shtruar në lidhje me këtë çështje.
Ke pasur ndonjë miqësi me Boaz Mauden pasi thu-het se madje ju ia keni dhuruar vetë këngën?
Boaz Mauda ka qenë përfaqësues i Izraelit në “Eurovizion 2008”, vit ky që përkon me pjesëmarrjen time në Eurosong. I vetmi informacion që kam pasur deri vonë për të ka qenë kënga e tij pjesëmarrëse në Eurosong.
Si u vure në dijeni që ky këngëtar jua kishte kopjuar këngën?
Si fillim informacionin e kam marrë nga interneti, ku pasi dëgjova këngën u habita vërtet, pasi ishte tërësisht ajo që ka përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision 2008” pra, “Zemrën e lamë peng”. Kohët e fundit është publikuar dhe në shtypin e shkruar ku nga ky i fundit kam vënë re dezinformacion në përhapjen e lajmit.
Pse, si është vërteta?
Po disa media e kanë servirur këtë lajm pak të deformuar në aspektin konceptual. Në fillim u hodh një hipotezë në shtyp sipas se cilës kënga është dhuruar nga unë drejt këngëtarit në fjalë si pasojë e një miqësie ndërmjet meje dhe tij, gjë që është krejt e pavërtetë. Por edhe sikur të te ndryshe duhet të ekzistonte një kontratë, që në fakt nuk ka ekzistuar asnjë e tillë.
Po transmetohet në ndonjë televizion muzikor varianti hebre i këngës?
Nuk jam në dijeni të kësaj, por ky variant mund të gjendet shumë lehtë në internet.
Pas kësaj a jeni përpjekur të kontaktoni më tej me këngëtarin?
Jo, nuk kam bërë përpjekje të tilla, por do filloj të bëj atë që do bënte çdo këngëtar që mund të ishte në vendin tim. Pra t’u drejtohem organeve kompetente me qëllimin për të mbrojtur të drejtën e autorit, procedura të cilat në vendet e zhvilluara janë të rëndësishme dhe vendimtare. Mendoj ka ardhur koha që dhe ne të kërkojmë të
drejta të tilla.
Do të hapni ndonjë proces gjyqësor ndaj këngëtarit, mund të fitoni ndonjë dëmshpërblim?
Sinqerisht që dëmshpërblimi është gjëja e fundit që më ka shkuar ndër mend. Por jam nisur të mbroj këngën dhe dinjitetin nga mënyra e papërshtatshme, që është zgjedhur për të marrë këngën dhe për ta përfshirë atë në një album. Nisur nga kjo situatë do të përpiqem që t’i çoj gjërat deri në fund.
Ty të ka rënë në dorë albumi i tij, ku përfshihet dhe kënga për të cilën po flasim?
Nuk kam një informacion më specifik për albumin e tij. E vetmja gjë që di është se kënga ime në versionin izraelit është me titullin “Sha’ar libech” ose “A gate to your heart”.
Ndërkohë ti vetë je duke u përgatitur për ndonjë konkurrim të ri?
Po. Plani im më i afërt është konkurrimi në festivalin “Kënga Magjike” me një këngë të re. Bashkëpunimi do jetë përsëri me kompozitorin Adrian Hila.

Panorama Plus

YouTube Preview Image