Big Mama : Kam qenë adoleshente e llastuar

August 26, 2009   | Lajmet / Vijesti
Besjana Kasami _ Big MamaBesjana Kasami apo Big Mama, siç e njohin të gjithë, dikur ka qenë një vajzë shumë e llastuar. Adoleshencën e ruan si pjesën më të mirë të jetës së saj, ndonëse edhe sot e asaj dite ka raste kur e luan rolin e një adoleshente. “Gjithnjë kam qenë një vajzë e lazdruar, e them në kuptimin e mirë. Familja gjithnjë më ka llastuar dhe jam rritur në një frymë të tillë.

Kam qenë e shkathët gjithnjë, kam qenë kureshtare dhe më ka interesuar të mësoj çdo gjë. Ditët e adoleshencës i ruaj me shumë xhelozi, kanë qenë ditët më të mira të jetës sime”, Bigi si nxënëse ka qenë mjaft e mirë, ka qenë e dhënë pas aktiviteteve të ndryshme. Këngën e ka nisur që në moshën e vegjëlisë dhe është rritur duke u munduar ta realizoj ëndrrën për t’u bërë një këngëtare e njohur.

“Gjithnjë kam punuar për të arritur shumë, çdoherë kam qenë aktive nëpër aktivitete të ndryshme shkollore. Mendoj se këngën e kam pasur në shpirt që në moshën e vegjëlisë. Të them të vërtetën kam pasur talent që atëherë dhe gjithnjë mendoja se do të hy në botën e këngës dhe do të kem sukses në karrierë ka përfunduar ajo.

Vip.shqiperia
YouTube Preview Image