Mehmet Zenka: Berisha nuk e rrezikon Malin e Zi

August 28, 2009   | Lajmet / Vijesti

meto-zenkaPrishtinë, 27 gusht – Shqiptaret ne Mal te Zi mirepriten vizionin e Kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha, per ndertimin e lidhjeve mes kombit shqiptar, duke theksuar se kjo nuk e rrezikon aspak Malin e Zi dhe asnje nga shtetet ku jetojne shqiptaret. Nenkryetari i Unionit Demokratik te Shqiptareve (UDSH), Mehmet Zenka, deputet i kesaj partie ne Parlamentin e Malit te Zi, ka deklaruar se pajtohet plotesisht me Kryeministrin e Shqiperise, Sali Berisha se, “… te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne jane pjese e pandare e kombit shqiptar”. Por ky zyrtar i subjektit me te votuar nga shqiptaret ne Mal te Zi, e vetmja nga pese partite nacionale shqiptare qe merr pjese ne qeverine e Djukanovicit, thote se, “…Mali i Zi duhet te jete i qete, sepse Tirana nuk ka asnje pretendim territorial”. Zenka eshte i bindur se edhe populli malazias ushqen ndenja te ngjashme ndaj bashkekombesve ne Shqiperi, Serbi e Kosove. “Mbase askush nuk do ta kundroje se Mali i Zi ka pretendime territoriale ndaj ketyre vendeve fqinje, sic e kane keqinterpretuar disa parti qellimkeqija ne Malin e Zi”, eshte shprehur Zenka. Sipas tij, dyert e Malit te Zi per te hyre ne NATO hapen nepermjet Shqiperise, e cila tash disa muaj eshte anetare e Aleances Veriatlantike.

KosovaLive

YouTube Preview Image